Kujdes sot, mot i keq! Shtërngata shiu shoqeruar me rrufe…

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, rrufe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?