Kuksianët në këmbë kundër Edi Ramës

Kanë nisur përplasjet mes qytetarëve të Kukësit që kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Edi Rama në këtë qytet dhe policisë. Kanë nisur përplasjet mes qytetarëve të Kukësit që kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Edi Rama në këtë qytet dhe policisë. Një numër i madh qytetarësh kanë dalë në rrugët e qytetit dhe tentojnë të mos lejojnë që kryeministri të zhvillojë takimin elektoral. Qytetarët janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit ku do të zhvillojë takimin kryeministri Edi Rama.
Zyra e shtypit e Kryeministrit njoftoi se Rama do jetë sot në orën 18:30 në Kukës, në takimin përmbyllës elektoral për këtë qark. Rama ka mbërritur në Kukës me helikopter.

Por vizita e Kryeministrit Edi Rama pritet të jetë ndryshe nga ato që ka zhvilluar në gjithë qytetet e tjera. Mësohet se janë më shumë se 5 mijë protestues të opozitës dhe qytetarë kuksianë që do të dalin në shesh kundër kreut të qeverisë. Protestë pritet të jetë jo vetëm masive, por edhe të zgjasë për disa orë. Zyrtarisht PD-ja e Kukësit kërkoi nga komisariati i këtij qyteti tetë orë leje për të zhvilluar tubim kundër qeverisë. Herën e fundit që ishte në Kukës, kryeministri u detyrua të zhvillojë takimin në pistën e aeroportit të këtij qyteti. Takimi zgjati vetëm pak minuta, pasi protestuesit e opozitës ishin drejtuar në këmbë drejt aeroportit duke detyruar Ramën të largohet me helikopter.

Ndërsa sot pjesëmarrja në protestë pritet ta detyrojë qeverinë të ndryshojë skenar.

Policia ka marrë masa ekstreme për këtë takim të kreut të qeverisë. Raportohet se janë më shumë se 2 mijë forca policie që janë vendosur në Kukës për të siguruar takimin elektoral të Edi Ramës.

Ish-kryeministri Berisha, në një postim në Facebook flet për mijëra policë dhe gardistë. “Miq, mbi 1000 narkopolicë dhe qindra gardiste dynden në Kukës me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikopterë e të gjitha mjetet për mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritësve guximtar të Kukësit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! Sb”,- shkruan Berisha.

Kryebashkiaku  i Kukësit, Bashkim Shehu, në një postim në Facebook ka paralajmëruar kryeministrin se nuk është i mirëseardhur në këtë qytet.

Nga Kukësi do ikësh gjithmonë si humbës.  Nuk të zë gjumi për Kukesin. Kërkon t’i vish rrotull me ndonjë stadium apo të gllabërosh ndonjë pjesë të majme aeroporti, që është donacion, e që ti e shet si të jesh ti Perëndia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado që të nisesh për në Kukës, nuk do kesh fytyrë të ndeshësh, qoftë edhe me kuksianin më të thjeshtë. Mos guxo Kukësin, Edi Rama! Sepse Kukësi do jetë shkolla jote e Korrektimit”,- shkruan Bashkim Shehu.

Kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati, në një postim në Facebook shprehet se qytetarët do të reagojnë ndaj kryeministrit Edi Rama. “Më mirë në burg për votën e lirë se sa të ndërtoj me duart e mia burgun për fëmijët e mi!Mos mungoni ora 16.00”,- shkruan Rexhmati duke paralajmëruar kështu se Kukësi mund të jetë arena e radhës së përplasjeve të mbështetësve të PD dhe policisë.

SHKARKO APP