KUPA E BOTËS – Ndeshjet e sotme: Portugalia me nyjën CR7, Anglia kundër mallkimit të Harry Kane
Kombëtarja e Portugalisë duket se është kthyer në një fushë beteje të brendshme, me polemika që vijnë si nga rrjetet sociale, ashtu edhe nga brenda dhomave të zhveshjes. Çështja “Cristiano Ronaldo-gate” ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku zgjidhja e vetme për të heshtur kritikat mbi moshën e tij dhe për të ribashkuar ekipin duket të jetë një dopietë nga fenomeni i Madeirës. Megjithatë, situata nuk është aq e thjeshtë, dhe në orët e fundit, zërat që kërkojnë lënien e tij në stol po shtohen.
Portugalia do të përballet me Uzbekistanin, një kundërshtar që në kushte normale do të konsiderohej një formalitet i shpejtë. Pavarësisht cilësisë së projektit të trajnerit Cannavaro, një Portugali e bashkuar do të ishte në një nivel krejt tjetër, por situata aktuale mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave. Ndeshja është planifikuar të fillojë në orën 19:00 në “Houston Stadium” të Hjustonit.
Pas fitores në ndeshjen e parë dhe këngës “Wonderwall” me tifozët, Anglia ka ndryshuar “aurën” e saj, duke u shndërruar në ekipin që shumë do të donin ta shihnin të triumfonte. Megjithatë, kapiteni dhe lideri teknik, Harry Kane, përballet me një problem të veçantë përpara ndeshjes me Ganën: një mallkim.
Mes tifozëve të ekipit afrikan qarkullon historia e një magjistari të dyshuar, i cili pretendon se është përgjegjës për dëmtimin e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës 2014. Pyetja është nëse Kane do të arrijë të shënojë pavarësisht kësaj “fature” të supozuar. Ndeshja e Anglisë fillon në orën 23:00, pak para sfidës mes Panamasë dhe Kroacisë, e cila mbyll ditën e dytë të Grupit L të Kupës së Botës 2026.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 19121

