Kur do flasim? Basha i përgjigjet Edi Ramës: Takimi i vetëm është protesta e 16 marsit
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka refuzuar sot ofertën e kryeministrit Edi Rama për tu takuar lidhur me krizën politike në vend. Në një deklaratë për mediat, Basha deklaroi se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars, kur është planifikuar edhe protesta e radhës e madhe e opozitës.
“Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t’i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asamblesë. Nuk bëhet fjalë për fatin e një parti politike, por për fatin e shqiptarëve. Vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit. Shqipëria nuk ka nevojë për një tango. Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson është ky: Në Gjemani, Itali, SHHBA, nëse një politikan kapet duke vjedhur ikën nga pushteti”,- tha Lulzim Basha.
Një ditë më parë, në Samitin e Diasporës, Kryeministri Edi Rama bëri një ftesë për kreun e PD-së, Lulzim Basha duke ju drejtuar me shprehjen e përdorur nga kreu i qeverisë, “Kur do flasim?”.
Kreu i PD-së u shpreh se nuk ka çfarë të dialogojë më kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar se përballë ka një mazhorancë që është e faktuar se është e lidhur me krimin. “Me kë të dialogësh? Me Rrajën? Me Qyrbjen? Me kë? Apo me Vangjush Dakon? Nuk bëhet fjalë vetëm për një përplasje mes partish, bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve. Mund të vazhdohet më kështu? Me një qeveri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat”, tha kreu i demokratëve.
Lidhur me kritikat e një pjesë të ndërkombëtarëve ndaj opozitës, Basha deklaroi se po opozita nuk po kërkon asgjë më shumë sesa kushtet që Erupoa ka për qytetarët e saj. “Nuk kërkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptarët nuk hanë pinë në “Rogner”, por jetojnë në Kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më shumë në raport shqiptarë së sa kërkojnë për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Kjo është një rrugë me sakrifica. Asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Takimi është me popullin me 16 Mars”, deklaroi Lulzim Basha.
VIDEO/Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/631386810636129/