Kur të dy pilotët ia fusin gjumit, avionin e drejton Zoti!

Rastet kur pilotët e avionëve drejtojnë të pirë, nuk janë të pakta. Si rregull avionët kanë dy pilotë, në mënyrë që njeri të pushojë apo flejë, aqsa e lejon koha e udhëtimit. Por që të flenë të dy, kjo ndodh rrallë.

Për gjysmë ore, një fluturim i planifikuar në Indonezi fluturoi me pilotët në gjumë. Tani është dorëzuar raporti hetimor: në të ardhmen do të kryhen më shumë kontrolle.

Në një fluturim të Batik Airlines në Indonezi, të dy pilotët i zuri gjumi në kabinë. Në bord ndodheshin 153 pasagjerë. Incidenti ndodhi në janar dhe tani është publikuar një raport hetimor që kërkon një mbikëqyrje më të madhe. Pilotët aktualisht i kanë pezulluar nga puna.

Kapiteni (32 vjeç) i kërkoi ndihmë bashkëpilotit (28 vjeç) leje për të pushuar për pak kohë. Në vend që t’i kushtonte vëmendje rrugës së fluturimit, edhe bashkëpilotin e zuri gjumi. Sipas raportit hetimor, ata të dy kanë fjetur në kabinë në të njëjtën kohë për 28 minuta. Gjatë kësaj kohe, avioni devijoi nga kursi i synuar. Avioni ishte nisur nga ishulli indonezian Sulawesi për në kryeqytetin Xhakarta.

Ngjarja përfundoi pa pasoja serioze. Megjithatë, autoriteti indonezian i sigurisë së aviacionit e shfrytëzoi rastin dhe kërkoi kontrolle më të rrepta mbi kabinë. Përveç kësaj, stafi duhet ketë kohë që të flejë mjaftueshëm. Megjithatë, raporti i hetimit thotë se të dy pilotët kishin pasur periudha pushimi të përcaktuara.

Arsyeja e dhënë në raportin e hetimit për të shpjeguar lodhjen e bashkëpilotit ishte se ai kishte qenë në shtëpi me gruan e tij duke u kujdesur për binjakët e tyre një muajsh. Ai kishte ndërruar edhe shtëpinë gjatë asaj kohe. Kontrollet e brendshme të sigurisë përcaktojnë që kabina të kontrollohet çdo 30 minuta gjatë fluturimit. Deri tani, megjithatë, është e paqartë se cili nga dy pilotët ishte përgjegjës. Për më tepër, të dy pilotët i kishin hequr kufjet, gjë mund të shpjegojë pse ata nuk e dëgjuan kontaktin me token shkruan J. Johnson nga ARD Singapur.

BE ka disa nga standardet më të rrepta të sigurisë së aviacionit në botë, por ndodh si në rastin në fjalë, ku mbi 200 pasagjerë po ecnin me fatin në dorë e ku avionin e drejtonte Zoti sepse të dy pilotët ishin në gjumë.

SHKARKO APP