Kush është burri i kancelares gjermane Merkel, që nuk do dalje publike?

Ai është i martuar me gruan më të fuqishme të Gjermanisë. Por profesori i kimisë, Joachim Sauer nuk e do dritën e prozhektorëve mediatikë. Shumë vetë as nuk e dinë në Gjermani, se ç’pamje ka ai. E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, i cili po ashtu nuk e kërkon skenën mediatike. Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si  Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media. Bisedat me gazetarët ai i refuzon kategorikisht.

Pa rënë sy nga bindja

Këtu nuk luan rol droja, thjesht Joachim Sauer nuk do të reduktohet vetëm në bashkëshortin e kancelares, Angela Merkel. Kjo as nuk është e nevojshme, sepse Joachim Sauer është një kimist i njohur i botës së kuanteve, që ka marrë një sërë vlerësimesh.

Karriera e Prof. Dr.Dr.h.c. Joachim Sauer filloi në vitin 1967 pas përfundimit të studimeve të kimisë në Universitetin Humboldt në Berlin. Në Republikën e dikurshme Demokratike Gjermane, RDGJ, ai ishte ndër studiuesit e paktë me reputacion ndërkombëtar që nuk ishin pjesë e SED-së, Partisë Socialiste të Unitetit. Pas disa stacionesh ai drejton sot sërish në Universitetin e Humboldtit katedrën e kimisë kuantike.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer. Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Një këshilltar i mirë

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit. Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë. Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer. Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.” Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut. (dw)

Po cila është gruaja e Martin Schulzit?

Kandidati i SPD për kancelar Martin Schulz është i martuar më shumë se 30 vite. Por për gruan e tij Inge dihet shumë pak.

Pas 12 vitesh me Angela Merkelin, opinioni publik në Gjermani është mësuar që shumë pak të shoh në opinion bashkëshortin e kancelares. Nëse me 24 shtator fiton kundërkandidati i Merkelit, Martin Schulz, situata me siguri që nuk do të ndryshojë shumë, sepse edhe bashkësortja e tij, Inge me dëshirë mbetet në sfond. Në faqen e intertnetit të Martin Schulzit mund të le

xosh: “Ne kemi rënë dakord që jeta private të mbetet private. Për mua dhe familjen time kjo është shumë me rëndësi.”

Ata janë njoftuar kur arkitektja e bujqësisë me origjinë polake dhe politikani i atëhershëm lokal kanë punuar së bashku në një projekt në rajonin Bergbau. Ata janë dashuruar menjëherë.

“A është normal ai?”

Schulz në një bisedë me revistën për femra Brigitte tha: “Gtruan time e kam njoftuar me 16 maj 1985. Me 21 maj 1985 kemi filluar të bashkjetojmë. Ndërsa me 15 nëntor 1985 jemi martuar.” Shumë shok të tij asokohe pyesnin “a je normal, vetëm tre ditë pas njoftimit fillon të bashkjetosh me një femër? Por për mua ka qenë e qartë që në ditën e parë: kjo është femra me të cilën do të doja të jetoja.”

Ata janë të martuar më shumë se 30 vitesh. Lehtë nuk ka qenë gjithmonë, sepse Martin Schulz shpesh ka qenë në udhëtime, ndërsa bashkëshortja e tij mbetej vetëm me fëmijë në qytetin Würselen.

Ndarja e politikës dhe familjes, gjë që ka kërkuar Inge Schulz për vete dhe dy fëmijët e saj tani të rritur, është respektuar gati gjithmonë. Por Martin Schulz megjithatë tregonte ndonjëherë edhe anekdota familjare.

Diskrete por me influencë

Në një bisedë për WDR Martin Schulz tregoi me 9 nëntor 1989 se bashkësortja e tij i kishte telefonuar dhe i tregonte për rënien e Murit të Berlinit. Ndërsa ai i thoshte: mos ke parë ndonjë film? Por përgjigja e Inges ishte shumë e prerë: “Shiko, unë e di shumë mirë dallimin mes një filmi dhe lajmeve qendrore – Tagesschau.”

Manfred Schulz i ka thënë njëherë biografit të tij Manfred Otzelberger: “Pa bashkëshorten tim do të isha një njeri shumë i varfër”.

SHKARKO APP