Kush i njeh këta dy “gazetarë” që donin të hynin në mesnatë në redaksinë e KOHA JONE me shishe benzine?
Mbremë, në mesnatë, dy persona janë paraqitur te dera e rojes së redaksisë së “KOHA JONE”, gjoja si gazetarë. Të dy të rinjtë (shiko fotot) kanë kërkuar çelesinë e redaksisë për tu futur brenda në një orë që nuk kishte asnjë gazetar brenda, por roja ka thënë se “nuk kam çelës”. Pas disa tentativave të dy të rinjve për të hapur derën me forcë, roja private e një kompanie ka insistuar se “nuk iu njoh si te “KOHA JONE”, por nëse keni ndonjë problem telefoni gazetarët që punojnë këtu”. Ndërkohë policia po verifikon edhe dy targa makinash që kanë lëvizur në ato minuta në sensin e kundërt me kahun e lëvizjes, që dyshohet se ishin të autorëve.
Me vete siç janë verifikuar nga kamerat që disponohen dy të rinjtë kishin shishe benzine në dorë dhe në trup.
Sot policia e Tiranës po heton të gjejë kush janë këta dy “gazetarë” që tentuan të hynin në mesnatë në zyrat e medias “KOHA JONE”, me shishe benzine!
Nëse dikush i njeh këta “garipa mesnate” të njoftojë policinë ose redaksinë.
(redaksia e KOHA JONE)