Kush ia hoqi shijen e keqe Theo Jacobs, pilula dhe dy standartet e ONM

Nga Sonila Bejtja

Do e nis këtë shkrim duke nënvizuar dashamirësinë që kam personalisht ndaj njerëzve me emrin THEO;  më japin një ndjesi te butë dhe i përkthej në njerëz pozitive dhe koherentë.

Por kësaj radhe po zhgënjehem fatkeqësisht:

Para ca kohesh pamë të gjithë ne shqiptaret e thjeshtë, e sidomos juristët e përfshirë profesionalisht, senacën e mbajtur para KPK, në lidhje me subjektin e kualifikimit Donika Prela, aktualisht Kryeprokurore e Komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

U ndjemë të gjithë të çliruar, madje dhe më skeptiket, kur Zoti Theo Jacobs, një nga anëtarët e ONM, në cilësinë e oponentit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, foli mjaft fort, madje më fort sesa në raste pararendëse, duke thënë: “Kjo seancë më ka lënë shijen e një pilule që e merr me ujë në mëngjes, të ngelet ne fyt, e shija e saj e keqe të mbetet deri në periudhën e drekës”…

Gati-gati duartrokita, jo sepse kam ndonjë mëri personale me Donika Prelën. Asfare!! Madje nuk e njoh as personalisht as profesionalisht. Por u ndjeva mirë, sepse në ato momente mendova se kjo reforme ose me mirë ONM nuk qenka aq indiferente dhe përzgjedhëse ndaj subjekteve të vettingut. Dhe me thënë të drejtën doja te shkruaja dy rreshta pozitive për vet ONM dhe Theo Jacobs.

Edhe njëherë, jo për çështje personale, sepse nuk kam asgjë me Znj. Prela, por duke parë dhe konstatuar vetë ONM në seancë një seri pafund shkeljesh që ishin tejet flagrante e të pajustifikuara dhe mjaft serioze, siç dhe vetë ONM u shpreh në atë seancë. Kisha bërë gati një monument fjalësh e falendërimesh për Theon dhe ONM. Por si juriste me eksperiencë prisja momentin e ankimimit të vendimit të KPK-së që të isha brenda një kornize juridike të shëndoshë. Dhe ja dje, ankimimi doli. U çlirova sepse koha më dha të drejtë e në fund të fundit “Drejtësia fiton thashë”. Por, si për zhgënjimin tim sërish, lexoj ankimimin e konstatova se ndryshe nga mjaft raste të tjera pararendëse, ONM-ja nuk foli fare, madje as Theo Jacobs hiç as edhe një fjali!!!!!

U rroka të gjej arsyet që e kishin transformuar Z. Jacobs nga ai luftëtar i seancës së KPK të kalonte në heshtje totale duke mos përkrahur as edhe një prej 5 shkeljeve te renditura nga vete Komisioneri Publik në ankimimin e tij… Çfarë ndodhi vallë? Ku mbeti pilula e ONM? Si iku shija e keqe e saj e me çfarë gjëje e kishte gëlltitur Z. Jacobs pilulën? Uji ndihmon vërtetë, por nuk e largon shijen e keqe të një ilaçi se personalisht jo vetëm mua, por dhe humaneve të tjerë, shija nga diçka e keqe na largohet nga një ushqim i mirë në fund…qoftë dhe një kafshate buke thate….

Nuk besoj që ONM, e cila personalizon idealin e asnjanësisë e të saktësisë, të kënaqej me kaq pak, duke heshtur. Ku shkuan standardet e rrepta dhe strikte në gjykim të ONM? Mbeta pa fjale, hoqa mënjanë lavdet e përgatitura për ONM më parë dhe ja ku jam: duke vajtuar dy standardet e këtij organizmi që pritet të vërë drejtësi e të na bëjë të besojmë të gjithë shqiptareve se REFORMA po shkon në drejtimin e duhur!!

Nuk qenka e thënë pra… Më duhet t’i kthehem më mirë sondazhit të bërë ca ditë më parë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku 63% e shqiptareve nuk besojnë te Reforma në Drejtësi që po na serviret, e thashë: Ç’më duhet mua të kundërshtoj atë që është në fund të fundit perceptimi i këtij populli e që me të drejtë është ai që doli në sondazh?

Nuk mund ta mbyll këtu këtë shkrim pa nënvizuar dhe diçka ose me mire një shkelje tjetër flagrante të kësaj reforme që po serviret: Të gjithë Drejtuesit e Komanduar aktualisht nga PPP, Arta Marku, në të gjitha Prokuroritë e rretheve, përveçse po shihen me lupë nga ONM e komisionerë, janë dhe drejtues pa mandat!!!!

E them këtë sepse, me ngritjen e KLP në Janar 2019 dhe vënies së tij në funksionim, merr fund edhe situata tranzitore e këtyre drejtuesve dhe pozicioni tyre i përkohshëm. Që d.m.th ose KLP duhet ti konfirmonte në detyre, ose këta drejtues duhet të kthehen ne pozicionet e tyre të mëparshme para komandimit.

Gjë që nuk po ndodh….

E në fund, pasi me është bere lëmsh e gjithë doktrina juridike e gjithë SHTETIT TË SË DREJTËS, shoh dhe një gallatë tjetër: Sot propozohet i vetmi dhe pakonkurrent Vate Stakaj në pozicionin vakant të një anëtari të shkarkuar të KLP!! Reformë të mbarë në drejtësi shqiptaret e mi të vuajtur!

SHKARKO APP