Kush ua hodhi “pluhurin” misterioz Bashës dhe militantëve të PD?

Fushata elektorale nuk ka filluar mirë. Lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe dhjetëra militantë të Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD-së kanë përfunduar në mesnatë në Qendrën Spitalore QSUT në Tiranë me simptoma djegie lekure dhe të syve, por edhe vështirësi në frymëmarrje. Hetimet kanë filluar menjëherë nga Prokuroria e Tiranës, pasi, sipas PD-së, nuk është përdorur asnjëherë lëndë apo tollumbace nga ana e pjesëmarrësve demokratë, e cila ka sjellë këtë ngjarje të rrezikshme. Lideri i Opozitës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore prej këtij “pluhuri misterioz”, ka anulluar takimet elektorale të parashikuara për ditën e sotme.

Mbetet dyshuese se si është hedhur një pluhur i tillë mes qindra pjesëmarrësve në miting. Por duhet sqaruar me shpejtësi nga prokururia dhe instuticionet shëndetësore se nga se ka ardhur kjo për dhjetëra vetë si dhe kundër Lulzim Bashës. Natyrisht, që duket se një dorë e fshehtë ka punuar për të krijuar destabilitet në vend, aq më tepër ndaj liderit të opozitës. Jane ditë shumë të tensionuara deri në zgjedhje e duhet medeomos kujdes nga strukturat ligjzbatuese të shtetit, sepse ky “pluhur” nuk u hodh nga Lulzim Basha. Dikush ka penetruar në turmën e mitingut, sepse ajo nuk erdhi nga Zoti.

Janë ditë shumë delikate këto deri në zgjedhje dhe duhet kontroll dhe vigjilencë e madhe për çdo miting apo lider politik.

   Ne foto: Pjesmarres te mitingut shtruar ne spital dhe foto nga vendi ku u zhvillua mitingu para kryeministrise, bllokuar nga Prokuroria per hetime

SHKARKO APP