Kush i vodhi dy milionë eurot në Union Bank tek stacioni i trenit?
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet pa autor për vjedhjen e rreth 2 milionë eurove nga një bankë e nivelit të dytë, e cila siç u tha është Union Bank.
Zyrtarisht të akuzuar për vjedhjen e bankës te stacioni i trenit në Tiranë janë vetëm rojet e kompanisë private “Euro Gjici”. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet pa autorë për vjedhjen e rreth 2 milionë eurove nga një bankë e nivelit të dytë. Rojet akuzohen për “shpërdorim detyre”.
“Këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke të nivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre”, sqaron prokuroria. Grabitja ndodhi në 13 shkurt të vitit të shkuar. “Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes”, sqaron më tej organi i akuzës.
Rojet që janë dërguar në gjykatë janë:
Qirjako Tace
Robert Felah
Isuf Gjici
Artan Dervishi
Tomorr Hidri
Dritan Duka
Ilir Syla
Sajmir Nikoçi.