Kushtetuesja nuk arrin unanimitet për ankimin e qeverisë. Çështja për Belinda Ballukun kalon në mbledhjen e Gjyqtarëve

Trupa prej tre anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti sot të marrë një vendim të njëzëshëm për kërkesën e qeverisë, e cila ankimoi pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vendim i marrë nga GJKKO në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë.

Kolegji i përbërë nga gjyqtarët Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja u nda me votim 2 pro dhe 1 kundër, duke bërë të pamundur marrjen e një vendimi unanim për pranimin ose rrëzimin e ankimit.

Çfarë ndodh tani?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese, kur Kolegji nuk arrin unanimitet për çështjet e këtij tipi, ato i kalojnë Mbledhjes së Gjyqtarëve. Ky organ duhet të vendosë nëse kërkesa e qeverisë plotëson kushtet e pranueshmërisë për t’u shqyrtuar në seancë plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Mbledhja e Gjyqtarëve e pranon kërkesën, atëherë Kushtetuesja do të duhet të shprehet fillimisht për pezullimin e zbatimit të vendimit të GJKKO-së, pra nëse Belinda Balluku duhet të rikthehet përkohësisht në detyrë deri në përfundim të procesit kushtetues.

Njoftimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese. Në komunikatën e saj, Gjykata bëri me dije:

“Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”

Balluku apelon masat e sigurisë në GJKKO

Paralelisht me procesin në Kushtetuese, vetë Belinda Balluku ka depozituar apel ndaj dy masave të sigurisë të vendosura nga GJKKO:

– pezullimi nga detyra,

– ndalimi i daljes jashtë vendit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?