Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Presidenca: Respektojmë vendimin

Presidenca ka reaguar duke thënë se kreu i shtetit Bajram Begaj do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të Tiranës më 9 nëntor. Kushtetuesja i ka pezulluar zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pas ankimimit të Erion Veliajt. Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.

Njoftimi i Presidencës:

Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftim për Media

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë, më 9 tetor 2025

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?