Kutitë e fundit/ PS kap 83 mandate, PD humb edhe 2, mbetet me 50 deputetë

Pak minuta para mesnatës, KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë, ndonëse në faqen zyrtare janë pasqyruar vetëm 5208 nga 5225 kuti.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Partia Socialiste renditet e para me mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?