Ky është Benet Beci: “Ju lutem mund t’i heqim pajisjet se kanë bllokuar udhën e qytetarëve?”

Placeholder Image

Benet Beci e ka filluar me pasion detyrën e kryebashkiakut shkodran. Ai përveç punës ditën në zyrën e bashkisë, del natën duke kontrolluar e menaxhuar pastrimin e qytetit, kudo në çdo lagje. Ndërsa ditën prapë sa në bashki e sa me punonjësit e bashkisë për të liruar trotuaret e zëna, nga ku duhet të kalojnë njerëzit. Beneti ka një formë njerëzore të komunikimit me ata që kanë zënë rrugët. Ndonëse ka policinë bashkiake dhe policinë e shtetit në dispozicion, por përsëri ai u lutet me mirësjellje atyre që kanë ngushtuar apo bllokuar trotuarët.

-“Ju lutem mund ti heqim pajisjet se kanë bllokuar udhën e qytetarëve?”- thotë Beci. Dhe qytetarët binden, edhe ata të mosbindurit e përhershëm.

Ja se çfarë shkruan Benet Beci për këtë aksion të bashkisë: “Ndërsa Bashkia po punon në disa drejtime për lirimin e hapësirave publike dhe menaxhimin e mbetjeve në qytet, rëndësi të veçantë për mua ka bashkëpunimi juaj, qytetarë, angazhimi juaj vullnetar për ta bërë më të pastër e më të rregullt qytetin tonë. Dua të falënderoj secilin prej jush e t’ju nxis të vijojmë bashkë punën për ta bërë Shkodrën siç e duam. Shkodra jemi ne!”- shkruan Beci.

Në zbatim të planit të punës për lirimin e hapësirave publike aksioni ka vijuar në bulevardin ” Bujar Bishanaku”gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot grupi i punës po vepron në bulevardin ” Mehmet Pashë Plaku”.

SHKARKO APP