Ky projekt mund t’i shpëtojë pasagjerët nga aksidentet ajrore
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3vEeBCdcBf8″ width=”560″ height=”315″]
Një inxhinier skicoi trupin e çmontueshëm të avionit, në raste emergjencës.
Pjesa që ndodhet mes kabinës së pilotit dhe bishtit të avionit mund të shkëputet në momentet e nisjes, fluturimit apo uljes, e ndihmuar nga disa parashuta, të instaluara sipër saj, që do të hapen sapo të ndodhë shkëputja.
Vladimir Tatarenko është ideatori i kabinës fluturuese dhe prej tre vjetësh po punon për këtë projekt.
Ai ka parashikuar që kabina të ulet e sigurt si në tokë ashtu edhe mbi ujë.
Mbi 2000 persona kanë humbur jetën në aksidente ajrore prej vitit 2012, dhe kjo teknologji mund të shpëtojë mijëra vetë.
Por skeptikët kanë disa pikëpyetje: Ccfarë mund të ndodhë nëse kabina përplaset me male? Ccfarë do të ndodhë pilotëve?
Megjithatë sipas një sondazhi të bërë nga vetë Tatarenko, 95 % e pasagjerëve do të paguanin më shumë për udhëtuar në një avion të sigurt, se në një tjetër krejt të zakonshëm.