Laborator droge në Has. Kapen rreth 150 kg opium

Një laborator droge është zbuluar në fshatin Brenog të Hasit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa është sekuestruar edhe heroinë e opium. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia. 2 persona prej tyre janë arrestuar në vendin ku u gjet laboratori. Policia ka sekuestruar një sasi opiumi që është lënda bazë e heroinë.

Sipas të dhënave të para është zbuluar më shumë se 150 kg opium, që përdoret për prodhimin e heroinës.

Ndërkaq janë mësuar dhe informacione e para për personat e arrestuar. Identitetet nuk jepen për shkak të sekretit hetimor.

Pamje nga laboratori ku përpunohej droga

 

Në pranga kanë rënë shtetasit:
1- V. B.

2- F. C.

3- XH. SH.

4- M. SH.

5- A. SH.

Mësohet se operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta. Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit”, njoftoi Policia e Shtetit.

Ky është laboratori i pesë i përpunimit të drogës që zbulohet që prej vitit 2015.

Në janar 2015, në Xibrakë të Elbasanit u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës ku u kapën 121 kilogramë kokainë, 200 mijë euro dhe u arrestuan dy kolumbianë dhe nëntë shqiptar.

Më 15 prill 2017, u zbulua në një pallat në Fier një laborator droge. Në 6 dhoma me sipërfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë kanabis dhe 2820 kubikë me fidanë kanabisi. Po ashtu, u gjetën dhe 167 bimë në proces tharjeje.

Më 14 prill 2017, pesë kilometra larg qendrës së Tiranës, në një prej ish-tuneleve të ish-Uzinës së Autotraktorëve u zbulua një laborator droge. Brenda tunelit, të izoluar dhe të pajisur me llampa të fuqishme elektrike dhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme, u gjet një sasi e konsiderueshme kubikësh të mbjellë me kanabis.

Më 12 prill 2017, u zbulua në Berat një laborator modern për përpunimin e kanabisit me rreth 2000 vazo të mbjella me lëndë narkotike. Pak ditë më vonë, në një magazinë aty pranë u gjetën 1,2 ton kanabis i tharë gati për tu hedhur në treg.

Foto/ Droga në Has

SHKARKO APP