Kërcënohet me prerje koke Ben Blushi nga islamikët
Burime te rezervuara sonte tregojne se deputeti Ben Blushi eshte kercenuar me “prerje koke” nga ekstremistet islamikë në Shqiperi, dhe qe kane lidhje me grupin e imameve qe po gjykohen ne gjykaten e krimeve te renda ne Tirane.
Nuk dihet ende se çpo ben policia e shtetit per t’i siguruar mbrojtjen e nevojshme deputetit Ben Blushi, por duke ditur konfliktin e hapur politik te Blushit me kryeministrin Rama, burime prane deputetit tregojne se nuk i eshte dhene asnje ndihme apo ruajtje fizike dhe ne banesen ku ka familjen.
Ben Blushi ka filluar edhe nje levizje me disa kolege te njohur duke filluar sot ne Berat e me pas ne krejt vendin, levizje e cila eshte ne thelb kunder praktikes se Edi Rames.
I pyetur nga “Koha Jone” ne lidhje me kercenimet islamike me prerje koke deputeti Blushi nuk pranoj te prononcohej, porse tha shkurt se Policia e Shtetit duhet te marre masa. Dhe shtoi se une po marr masa te ruhem vete, çka nenkuptonte se nuk ka asnje mase ruajtje nga policia e shtetit.
Deputeti Blushi edhe here te tjera ne seancat gjyqesore te imameve te arrestuar eshte permendur me emer dhe denuar se paska share fene islame , nderkohe qe deputeti-shkrimtar ka shkruar libra artistike te nje niveli te larte.
Edhe gjate senaces gjyqesore imami Genc Balla ka thene se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit. “Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri. I pandehuri tjetër, Bujar Hysa, tha se ishte krenar që kishte ndihmuar besimtarë të shkonin në luftën në Siri. “Kam ndihmuar shumë pak, tha ai, do të doja të kisha dhënë më shumë ndihmë. Prokuroria di shumë pak për mua. Unë mund t’i jap edhe fakte të tjera”.
Informacionet tregojne se mundet qe nga salla e gjyqit te jete dhene porosia per Ben Blushin siç edhe po hetohet nga prokuroria se mundet kercenimi te vije nga disa segmente jashte salles se gjyqit te imameve, por fijet te çojne tek rruga e Kavajes .