Marrëveshja/ Kryeparlamentari Ilir Meta: Konsensusi PS-LSI-PD u arrit

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta konfirmon arritjen e konsensusit. PS-LSI-PD bien dakort për votimin e reformës në drejtësi me konsensus. 140 deputetë do votojnë Reformen. Sukses i jashtëzakonshem i politikës shqiptare.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndeti arritjen e marrëveshjes për Reformën në Drejtësi

Duke falënderuar Kryeministrin z. Edi Rama, Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha dhe Ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin, Kryetari i Kuvendit thekson se  marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Meta bën thirrje për formalizimin e procesit me votën unanime në Kuvend.

“Falenderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend. Mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”, theksohet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta.

Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për arritjen e paktit me opozitën. Komenti i tij është bërë më simbolet e flamujve të SHBA, BE dhe Shqipërisë.

Klasa politike në vend ka arritur konsensusin për reformën në drejtësi, duke përmbyllur edhe dy çështjet e mbetura pezull, ajo për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Burimet me dije se varianti final parashikon veting përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili do të jetë një organ rekomandues dhe jo vendimmarrës, të paktën sipas marrëveshjes së arritur një ditë më parë.

Sipas marrëveshjes së arritur, sistemi vetingu do të ketë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Marrëveshja e arritur për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të tjera të drejtësisë është e njëjtë me atë të Vettingut.

Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Kandidati duhet të marrë 4 vota. Në qoftë se krijohet ngërç, atëherë përzgjedhja bëhet me short.

Aplikimet do të jenë të hapura dhe nuk ka kufizime. Pesë anëtarët e KLGj-së dhe KLP-së përzgjidhen me konsensus. Lista paraqitet në Kuvend dhe duhet të miratohen në bllok me 2/3-t.  Nëse rrezohet, zgjidhen me short. Nëse ONM-ja

Nese omn rekomandon përjashtimin e një kandidati, komisioni me 5 anëtarë vendos të rrezojë rekomandimin minimalisht 4 vota t. Kreu i Partisë Demokratike, Basha pretendon se ky është një propozim 100% i opozitës.

SHKARKO APP