Lajm i fundit: Shumë ministra po marrin nga zyrat gjërat e tyre. Po ikin! Vasili: Të ikë kryehajduti!

Lajmi se qeveria do të ndryshojë rrënjësisht, ku shumica e ministrave do largohen, ka bërë që disa ministra të ishin në punë dje pasdite vonë. Ndërkohë opozita nuk kërkon vetëm largimin e disa ministrave të akuzuar për korrupsion, por vetë ikjen e Edi Ramës si kryeministër.

Sot do të jetë mbledhja e kryesisë së PS-së, ku Edi Rama do njoftojë ndryshimin e kabinetit të tij qeveritar si dhe sipas burimëve të besueshme nuk do të jetë në kabinetin e ri asnjë deputet i mazhorancës, përjashtuar dy femra deputete.

Që dje disa ministra kanë marrë gjërat e tyre personale nga zyrat shtetrore; dosje, piktura, çanta,etj. Po kështu kanë punuar me kabinetin e tyre për të rregulluar letrat e fundit, para ikjes.

Petrit Vasili thotë për KJ se duhet të ikë patjetër Edi Rama, kryemafiozi dhe kryehajduti, që edhe në ditët e fundit të jetës së tij politike miratoi ligj për supër të pasurit duke iu përgjysmuar taksat e jo për më vonë, por qëkur janë krijuar kompanitë e tyre.

SHKARKO APP