Fatos Nano në Kongresin e PS-së si delegat apo si kandidat?
Kongresi i 19 marsit, ku PS-ja mblidhet për votuar kryetarin ose për të ndryshuar Statutin e saj ku kryetari që fiton zgjedhjet parlamentare nuk ka nevojë të votohet, pret të tjera surpriza. Mësohet nga shtabi pranë Fatos Nanos se ish-lideri historik i socialistëve do të flasë në kongres. Synimi, sipas shtabit të tij, mbetet që të kthejë demokracinë e brendshme në PS si dhe që njërëzit të zgjidhen në poste drejtuese në parti e në Ekzekutiv sipas meritës e jo sipas servilizmit ndaj shefit të PS-së.
A mund të ndryshojë rrjedhën e Kongresit hyrja e Nanos në lojë për kryetar, nëse futet ? Përgjigje e cila mbetet të shikohet në ditët në vazhdim.