Lajm jo i mirë për qytetarët/Shtatë shtete të BE pezullojnë Shengenin

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se Austria zyrtarisht ka vendosur dalë nga zona Shengen, duke zbatuar regjimin e kontrollit të kufijve të brendshëm nga shkurti deri në muajin shtator. Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar me refugjatët.

Në BE flitet që një veprim të tillë do ta ndërmarrë edhe Sllovenia. Por masa është e vlefshme vetëm ndaj atyre që kanë lëvizur me kartë identiteti. Këtej e tutje kur të udhëtojnë në këto vende duhet të kenë me vete edhe pasaportën.

Sipas përfaqësueses për shtyp të Komisionit Evropian, Natasha Bertaud, për shkak të vlerësimit për situatën kërcënuese, gjë që është edhe në përputhje me rregullat e Shengenit, këto masa i kanë ndërmarrë Austria, Franca, Gjermania dhe Malta.

Më herët jashtë Shengenit dolën përkohësisht edhe Suedia e Danimarka./

SHKARKO APP