Kryeministri Edi Rama: Tahiri të rrëfejë hapur, ti thotë të vërtetën publikut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të dytë brenda ditës lidhur me çështjen “Tahiri”. Pas kërkesës së bërë nga prokuroria për heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e tij, Rama shprehet se këtë çështje e ka lënë në dorë të drejtësisë.

Ai shprehet se pret që të vërtetën për implikimin e Saimir Tahirit në trafikun e drogës pret që t’a mësojë nga drejtësia. Në një postim në facebook, shkruan se kërkon nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që të provojë përmes drejtësisë që nuk ka lidhje me këtë histori kriminelësh.

Ndërkohë, Tahiri ka reaguar sot pas kërkesë për arrestim nga prokuroria. Ai ka thënë për gazetarët një shprehje që njihet si e preferuara e Edi Ramës kundër kundërshtarëve të tij dhe që sot ngjan si mesazh i koduar për kreun e qeverisë. “Prisni nuk keni parë gjë akoma”,- ka thënë ish-ministri.

Reagimi i Kryeministrit në Facebook:

Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund“.

Flet Saimir Tahiri: Prisni, nuk keni parë gjë akoma

“Prisni, nuk keni parë gjë akoma”, këto kanë qenë fjalët e para të deputetit Saimir Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij. Këto fjale ai i ka thënë pasi doli nga shtëpia e tij dhe hipi në makinë. Në orën 19:00 Këshilli i Mandateve në Kuvend do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Tahiri.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yZSeJrZrw_A” width=”560″ height=”315″]

Deputetët e PD: Nuk është vendosur ende mbledhja e Këshillit të Mandateve

Kërkesa e Prokurorisë për mandatin e Tahirit

Anëtarët e PD në Komisionin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit, ku kërkojnë mbledhjen urgjente të këtij komisioni, pasi cdo minut që kalon, Edi Rama dhe Tahiri e shfrytëzojnë për prishjen e provave të krimit.

Deputeti i PD,  Eduard Halimi u shpreh se deri në orën 16:40 nuk ka ende asnjë afat për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ai komunikoi me mediat se Gramoz Ruçi i kishte deklaruar se kërkesat e Prokurorisë dhe dokumentet e kërkuara nuk kanë ardhur ende në Kuvend.

Pak orë më parë, deputetët e PD deklaruan se vonesat në procedura mund të sjellin fshehjen e provave. “Kërkojmë menjëherë që tani mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për arrestimin e Saimir Tahirit. Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër qytetarëve. Ndaj i bëjmë thirrje Gramoz Ruçit që të fillojë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve për të shqyrtuar menjëherë, tani kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh Eduard Halimi.​

Gramoz Ruçi: Mandati i Tahirit vendoset nesër, në orën 11:00

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit, do të zhvillohet nesër në orën 11:00.

Në një konferencë për mediat, Ruçi u shpreh se është konsultuar me juristët dhe ekspertët pas ardhjes së kërkesës së prokurorisë. Ai tha se ka vendosur të zbatojë procedurën e ndjekur për raste të ngjashme në 27-vjet të historisë së parlamentit pluralist.

Për këtë qëllim, pas marrjes së kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit, Saimir Tahiri ai ka urdhëruar që materiali t’u shpërndahet anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetit Saimir Tahiri.

“Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, kam nxjerrë këtë urdhër. 1. Materiali i prokurorisë tu vihet në dispozionin anëtarëve të Komisionit. 2. Ky material t’i vihet në dispozion deputetit Saimir Tahiri. 3. Nesër pranë selisë së Kuvendit do të zhvillohet, në orën 11:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve”,- u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Basha: Ja si po pastrohen provat për Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon rivalin e tij politik, kryeministrin Edi Rama se po ble kohë për të shpëtuar ‘ushtarin’ e tij ish-ministrin Saimir Tahiri. Basha ka publikuar sot në faqen e tij të “Facebook”-ut denoncimin e qytetarit dixhital, ku thuhet se shtëpia e Tahiri po ‘pastrohet’ nga thasët.

Më tepër për këtë argument:

Kërkohet arrestimi i Tahirit. Priten të prangosen edhe 12 zyrtarë të lartë

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit. PS nuk do votojë

Biseda e tensionuar/Saimir Tahiri, Edi Ramës: Do të marr me vete në ferr!

SHKARKO APP