Lajthit Mazhoranca! Blihen deputetët e “opozitës”, paralajmërimi i Majkos dhe vikama e Bushatit

Deputetët që morën mandatet, që dogji PD dhe LSI, treguan se pushteti i shpërfytyron njerëzit deri në pikën që të humbasin çdo dinjitet. Një tufë burrash të “tredhur” politikisht nga Taulant Balla dhe një duzinë me biba idiote që shkojnë në seancë për të treguar fustanet dhe manikyrin, pa ditur se çfarë votojnë, nuk janë përfaqësues të opozitës, por fatkeqësi kombëtare.

Paralajmërimi i ish-kryeministrit Majko për regjimin që po instalohet nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, si dhe thirrja e ish-ministrit Ditmir Bushati se këtu diskutohet fati i 30 viteve të ardhshme të Shqipërisë dhe jo 30 qershori, mjaftojnë për të kuptuar se Edi Rama është shndërruar në rrezik për demokracinë. Kryeministri shkeli çdo etikë dhe çdo rregullore të parlamentit duke sulmuar Kreun e Shtetit. Ja, pra, ku ka përfunduar mazhoranca e krimit!

Sa herë që një qeverisje problematike ndjen se po i afrohet fundi, ajo humbet kontrollin dhe bën akte skandaloze që sjellin pasoja të rënda për Shqipërinë. Historia e 30 viteve të fundit tregon se krimet më të mëdha shtetërore dhe ligjore janë bërë pikërisht, pak para se një pushtet të bëhet regjim, atëherë nis rënien finale. Termi regjim për qeverinë e sotme nuk është i tepruar, madje ka filluar të jetë regjim kriminal sepse siç thotë opozita, vjen nga votat e blera nga krimi. Ekzistencën e regjimit “Rama” e pranoi dje Pandeli Majko, ndër të paktët njerëz në PS që ka memorie dhe që e di si shkon fundi i pushteteve të tilla. Paralajmërimi i ish-kryeministrit Majko për regjimin që po instalohet nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, si dhe thirrja e ish-ministrit Ditmir Bushati se këtu diskutohet fati i 30 viteve të ardhshme të Shqipërisë dhe jo 30 qershori, mjaftojnë për të kuptuar se Edi Rama ka kapur fundin e tij politik, duke u shndrruar në rrezik kombëtar. Akti i radhës që dëshmon lajthitjen ishte seanca e djeshme e Parlamentit, e cila do të hyjë në histori si turpi i të gjithë parlamenteve që ka pasur Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama, PS dhe shumica e deputetëve në sallë, tejkaluan dhe modelin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Enver Hoxhës, duke e kthyer organin më të lartë ligjvënës në sallë gjyqi popullor kundër Presidentit të Republikës. PS paraqiti për debat një rezolutë pa asnjë sens juridik kundër Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit anuloi datën e zgjedhjeve 30 qershor me argumentet e njohura të shmangies së një konflikti civil në vend. Vendimi i presidentit ishte dhe një ofertë ndaj qeverisë e mazhorancës që të lënë mënjanë marrëzinë, por të gjejnë marrëveshje që populli të mos përplaset në luftë civile. Pikërisht, Presidenti i vetmi zë nga institucionet që kanë mbetur ende pa u kapur nga PS, u sulmua në mënyrën me vulgare nga ata që thonë se janë modeli më i mirë për vendin. Rezoluta e PS u votua me 100 vota pro dhe vetëm 7 deputetë dinjitozë dolën kundër. 25 deputetë të “opozitës” së re u blenë nga qeveria dhe votuan rezolutën politike të PS-së. Pas këtij votimi, Edi Rama ka hapur rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të kreut të shtetit. Për njerëzit e lidhur ekonomikisht me Rilindjen dhe për servilët e Edi Ramës, mbase kjo duket si një fitore tjetër e Partisë Socialiste. Në fakt, nuk është ky rasti për të thirrur fitore. Përkundrazi, dje u konfirmua degjenerimi total i parlamentit dhe demokracisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama arriti të vërë në rresht 100 burra dhe gra duke u dhënë edhe fjalimet e gatshme se si të sulmonin Presidentin e Republikës. Taulant Balla u faktua me foto teksa blinte hapur deputetët idiotë të opozitës së re, të cilët për ligjet, kushtetutën, parimet e demokracisë kanë dëgjuar vetëm në televizorë, sepse nuk i njohin.

Deputetët që morën mandatet që dogji PD dhe LSI treguan se pushteti i shpërfytyron njerëzit deri në pikën që të humbasin çdo dinjitet. Një tufë burrash të “tredhur” politikisht nga Taulant Balla dhe një duzinë me biba që shkojnë në seancë për të treguar fustanet dhe manikyrin, pa ditur se çfarë votojnë, nuk janë përfaqësues të opozitës, por fatkeqësi kombëtare.

Dje kishin rastin t’u tregonin shqiptarëve se mund të ndalnin marrëzinë e Edi Ramës, por në vend të kësaj u marrosën bashkë me kryeministrin duke rrëzuar themelet e Republikës. Por është e tepërt t’u kërkosh Kujtim Gjuzit, Ralf Gjonit, Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Elisa Spiropalit, Blerina Gjylahmeti, Ulsi Manjës dhe deputetëve të tjerë të njohur dhe anonimëve që i kanë zgjedhur bandat në Kuvend, të shpëtojnë demokracinë. Tashmë ata duhen shpëtuar bashkë me Parlamentin, gjykatat, policinë, KQZ dhe çdo institucion tjetër në Shqipëri nga duart e Edi Ramës. Dje na treguan se Edi Ramën nuk e kontrollojnë dot, por janë gati të bëjnë edhe grusht shteti nëse ai ua kërkon. Fatkeqësisht në këtë pikë kemi ardhur, kur qeveria bën grusht shteti ndaj institucioneve duke rrëzuar çdo mënyrë kontrolli. Kryeministri e ka vendosur ta çojë lajthitjen pas pushtetit deri në fund. Marrëzia politike ose mjekohet me reagimin e institucioneve ose izolohet. Institucionet e drejtësisë nuk janë më dhe marrëzinë e qeverisë nuk ka kush ta shërojë. Tani mbetet që populli të dalë në Bulevard dhe t’i marrë para me forcën e shpirtit të revoltuar.

Qamil Xhani

SHKARKO APP