Lamtumirë Ilia Tërpini, shuhet operatori i filmave shqiptarë, emblemë e Kinostudios

Nga Albina Gjergji – 

Po i ikin kësaj bote një e nga një jo vetëm njerëzit e mirë, por edhe profesionistët e devotshëm, të cilët mes gjithë këtij falsiteti që dita-ditës shtohet edhe lamtumirën e kanë madhështore. Në heshtje dinjitozësh.

Kineasti, Ilia Tërpini është mjeshtri i radhës, i cili mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 82-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe miqtë e tij, të cilët kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale që zemra e operatorit pushoi së rrahuri në Paris, aty edhe kishte shkuar për të kryer një kontroll shëndetësor.

Ilia Tërpini njihet si kameramani i shumë filmave shqiptarë dhe i një sërë dokumentarësh televizivë, i cili gjithën jetën ia kushtoi veçanërisht artit filmik.

Ai mban titujt “Artist i Merituar” dhe “Medalje e Punës”, është vlerësuar në 6 festivale të filmit, si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike.

Kineasti i mirënjohur i përket asaj plejade profesionistësh të Kinematografisë shqiptare, të cilët punën nuk e kishin vetëm profesion, por mbi të gjitha e kishin pasion dhe stil jete.

Kushdo që ka patur fatin e mirë të bashkëpunojë me të e di fort mirë këtë gjë. Pasionantët dhe të palodhurit si Ilia Tërpini nuk i kthehen më këtij vendi, prandaj mund të themi me plot gojë që Kinemaja shqiptare humbi një prej artistëve të saj më të shquar, ndërsa familja njeriun e tyre të dashur.

Nëpër rrugët e kryeqytetit, deri në ditët e fundit të jetës së tij Ilia shihej i shoqëruar nga bashkëshortja dhe aparati i tij fotografik, me të cilin nuk la njeri pa i bërë fotografi.

Do i mungojë shumë këtij vendi mirësia jote Ilia Tërpini.

Gazeta “Koha Jonë” shpreh ngushëllimet për familjarët e të ndjerit, Tërpini dhe shpreh mirënjohje të thellë për vlerat njerëzore e artistike që ai la ndër ne.

Për brezin e ri, i cili fatkeqësisht po rend drejt pompozitetit dhe gjërave sipërfaqësore, më poshtë “Koha Jonë” ju ofron veprimtarinë e operatorit të dhjetra e dhjetra filmash shqiptarë.

Filmat e realizuar:

Kronika e një nate

1989 – Muri i gjallë

1988 – Flutura në kabinën time

1987 – Botë e padukshme

1986 – Bardh e zi

1985 – Të paftuarit

1985 – Kush vdes në këmbë

1984 – Fejesa e Blertës

1983 – Kujtime nga Gjirokaster (Dokumentar)

1983 – Nepër ditarët e luftës (Dokumentar)

1983 – Rruga e lirisë

1981 – Si gjithë të tjerët

1981 – Kërcënimi

1980 – Një ndodhi në port

1980 – Mësonjëtorja

1979 – Ansambli folkloristik krahinor i Kosovës (Dokumentar)

1979 – Ballë për ballë

1978 – Ansambli Migjeni në Turqi (Dokumentar)

1978 – Festa e ujit (Dokumentar)

1978 – Në pyjet me borë ka jetë

1977 – Pranverë në zemrat tona (Dokumentar)

1977 – Gunat permbi tela

1976 – The Last Winter

1976 – Tokë e përgjakur

1975 – Rrugicat që kërkonin diell

1974 – Brigada e shtatë e vegjëlisë (Dokumentar)

1974 – Ngjall liri brigada jonë (Dokumentar)

1974 – Një firmë e hekurt (Dokumentar)

1974 – Viti 1924 (Dokumentar)

1973 – Sukses i merituar (Dokumentar)

1973 – Mimoza llastica

1972 – Kryengritje në pallat

1972 – Kapedani

1970 – Montatorja

1970 – I teti në bronz

1968 90-vjetori i Lidhjes së Prizrenit (Dokumentar)

1968 – Dita e pionerit (Dokumentar)

1968 – Kalitemi nëpërmjet aksioneve (Dokumentar)

1968 – Mbresa vullnetarësh (Dokumentar)

1968 – Pusteci (Dokumentar)

1967 – Rritje (Dokumentar)

1965 – Në praktikë me studentët natyralistë (Dokumentar)

Image may contain: 4 people

Image may contain: 3 people, text

Image may contain: 1 person, camera, plant and outdoor

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor

Image may contain: 4 people

 

SHKARKO APP