Lamtumirë Zarife Hasanaj, nëntetarja prehet si ”Dëshmore e Atdheut”
Lot, dhimbje dhe nderime për Zarife Hasanaj. Në një ceremoni të veçantë homazhesh në Pallatin e Kongreseve, nëntetares të rënë në krye të detyrës në Letoni, ju dha lamtumira e fundit. Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e dëshmorëve, ku do të prehet si “Dëshmore e Atdheut”. Në nder të saj, e premta u shpall Ditë Zie Kombëtare dhe flamunjtë në të gjitha institucionet e vendit, u ulën në gjysmë shtizë. Flamuri shqiptar në selinë e NATO-s është ulur në gjysmë shtizë në nder të nëntetares Zarife Hasanaj.
Familjarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit të kontigjentit shqiptar në Letoni, pjesë e misionit të NATO. Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine teksa e çmontonte atë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Lideri Demokrat Lulzim Basha, Kreu i grupiut të PS-së, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët lanë edhe një shënim për të ndjerën dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. E veshur me të zeza dhe me një shirit të zi në krahë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka la një shënim të gjatë në nder të Zarife Hasanajt.
Në ceremoninë e varrimit të Hasanajt u mbajt një mintë heshtje dhe më pas familjarët, të afërmit dhe kolegën i dhanë lamtumirën e fundit. Momentet më prekëse të kësaj ceremonie, ishin çastet kur u palos flamuri më të cilin ishte mbështjellë e ndjera dhe më pas iu dorëzua babait të saj. Ai me lot në sy më pas e mori dhe e puthi me ngashërim. Një numër i madh i Forcave Ushtarake kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e homazheve të nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj.
Moment mjaft prekës ishte kur komandanti i kontigjentit EOD ku nëntetare Zarife Hasanaj ishte pjesë, kreu “apelin e fundit”, ku thirri emrin e saj tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak…por Zafire Hasanaj nuk iu përgjigj apelit të fundit të komandantit të saj, pasi ra në krye të detyrës. Komandati, më pas i dorëzoi babait të nëntetares së ndjerë Flamurin Kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli, teksa u preh tek varrezat e dëshmorëve.
Hetimet për shkakun e shpërthimit në depo, teksa po demontonin predha të kalibrit të madh, vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa gjithçka flet për një aksident dhe jo sulm. Një lajm i keq vjen nga mediat letoneze, ku RIGA raporton se gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit është tepër e rëndë, ndërsa rreshter Julian Kapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Presidenti Meta: Hasanaj ushtarake elitare. Dëshmi e përkushtimit të FA-së në misionet e NATO-s
Rama: Familja do e përcillte me vellon e bardhë, prehet si dëshmore
Përlotet gjeneral Kollçaku: Bija e Tropojës që do na mungojë