Gazetaret femra VIP shoqërojnë në Milano, kryebashkiakun Erion Veliaj

Kjo fundjavë e ka gjetur një pjesë të mirë të gazetareve shqiptare përtej Adriatikut, si shoqëruese të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ilva Tare, Alba Malltezi, Bieta Sulo, Mira Kazhani e disa emra të tjerë të medias së lirë, udhëtuan për në Itali përkrah kryetarit të Tiranës, të marrin pjesë nga afër në axhendën që ky i fundit, ka planifikuar të zhvillojë me zyrtarë të Milanos shkruan lapsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shijuar plotësisht shoqërinë e njëra-tjetrës, përfaqësueset e shtypit tonë nuk i kursyen mbresat e udhëtimit të siguruar nga Veliaj. Gazetarja e Top Channel, Mira Kazhani, u duk e papërmbajtur kur në foton e postuar në IG, teksa e sheh me adhurim kryebashkiakun, zbulon se Erioni ka një ëndërr për të cilën ajo lutet (figura në fund të shkrimit, poshtë fotos).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, komplimenta të tillë nuk është e lehtë t’i dëgjosh në ditët e sotme, ndaj angazhimi i kryebashkiakut Veliaj për të çuar deri në Milano zërin e medias së pavarur, duket si një mision të cilin, vajzat e ekranit po e përmbushin pa shumë vështirësi.

/LAPSI.AL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?