Leje ndërtimi dhe koncesione nga Rama për media dhe emra të njohur

Pazaret e mbyllura me PD kanë krijuar një ndjenjë revanshi nga kryeministri Rama, që pasi ka futur 10 emra kandidatësh për deputetë nën petkun e shoqërisë civile prej një emri të njohur universiteti dhe media, tani po synon të mbyllë pazaret me disa emra të njohur të futbollit dhe artit për ti përdorur si ikona të PS-së gjatë fushatës në zgjedhje. Shpërblimi? Do t’i jepen leje ndërtimi ku duan ata në këmbim të daljes në fushatën e PS. Një pjese që njohin biznesin do marrin edhe koncensione në emër të njërëzve të tyre. Ndërsa në fushën e mediave televizive, kryeministri Rama e ka mbyllur me shumicën e tyre, pazarin. Leje ndërtimi, privatizime, miniera, etj të cilat përkthehen në pasqyrim të lajmeve dhe emisioneve në favor të PS. Në fushën e mediave të shkruara situata mbetet pak me korrekte, ndonëse sejcili botues ka preferencat e tij dhe është normale, ndaj ka gazeta të majta, të djathta, të qendrës apo të pavarura. Në fund të fundit janë private. Edhe në fushën e medias radiotelevizive private janë pronësitë, por ato kanë një gjë tjetër publike: kanë frekuencat e transmetimit të cilat janë pasuri publike dhe duhet ti sherbejnë publikut në mënyrë sa më të paanshme. Duke shfrytëzuar AMA dhe institucione të tjera ligjzbatuese kryeministri u ka hapur pazarin disa pronarëve radiotelevizë vetëm e vetëm që ti sherbejnë hapur PS dhe Ramës.

(Marrë nga www.albanianews1.al)

http://albanianews1.al/liste-me-leje-ndertimi-dhe-koncesione-nga-rama-per-media-dhe-emra-te-njohur/

SHKARKO APP