Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe disa qytete

Një tërmet në orën 18.01 u ndje në Tiranë. Instituti përkatës i tërmeteve, IGEO, jep informacion se epiqendra ishte në Dibër, ku aplituda shkoi në 4.1 ballë. Por raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, ku dy goditje të shpejta u ndjenë në pak sekonda. Tërmeti, sipas specialistëve, nuk ishte me dridhje horizontale, por vertikal, pasi goditjet ishin të shpejta, duke mos lëvizur në mënyrë të dukshme llambat e varura në tavanet e çdo shtëpie.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 km, me epiqendër në koordinatat 41.590°N dhe 20.150°E, rreth 40 km në veri-lindje të Tiranës dhe 12 km në lindje të qytetit të Burrelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?