Kryebashkiaku Leli sfidon Ramën për orarin e policisë: Jam me biznesin!

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shkuar në Lungomare për të zhvilluar një takim me pronarët e bizneseve. Kjo “sfidë” e drejtëperdrejtë me Ramën, lidhet me kërkesën që biznesmenët kanë për masat anticovid.

Takimi po zhvillohet në ambientet e një prej lokaleve në Vlorë, ku thotë se muzika ndikon në përhapjen e virusit për shkak të grumbullimit të njerëzve në një ambient të vetëm.

Rreth 90 biznese përgjatë Lungomares vendosën që të mbyllin aktivitetin e tyre për 24 orë në formë proteste.

Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme pati përplasje mes pronarëve të bizneseve dhe policisë e cila shoqëroi në komisariat 3 persona.

Në përgjigje të bizneseve, kryeministri Rama tha se Lungomare nuk ka muzikë por ndotje akustike nga zhurmat.

Ai tha se nesër lirohet me një orë orari i kufizimit teksa i bëri thirrje atyre që duan të kërcejnë deri në orët e vona, të organizohen në natyrë pa shqetësuar njeri.

Report TV -Bizneset në Lungomare pezullojnë shërbimin për 24 orë, Leli i thërret në takim

SHKARKO APP