Lëshohen urdhër-arrestet, por asnjë prej tyre nuk arrestohet. Kush i lajmëroi?
Asnjë prej tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, nuk është arrestuar pas lëshimit të urdhrit të arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mesditën e kësaj të mërkure. Kush i ka lajmëruar që të largohen për të mos rënë në pranga? Dikush nga kupola e policisë i ka lajmëruar, pasi urdhër arrestet janë dorëzuar me siklet “Top Sekret” te protokolli i Policisë së Shtetit.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çela me akuzën se me mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga Habilajt. E njëjta akuzë vlen edhe për ish-drejtorin e kufirit të Dhërmiut, Sokol Bode si dhe ish- shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar Gjergji Kohila.
Ndërkohë gazetari Basir Çollaku deklaroi se Saimir Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me drejtuesit e policisë mbi të cilët prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste.
“Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie të arrestuar, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë. Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet. Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë.” – u shpreh Basir Çollaku në emisionin “Arena”.
Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës.
Po kështu një deputete e PS-së e zonës së Vlorës, mësohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj. Lajmin e ka dhënë mbrëmjen e sotme gazetari Blendi Fevziu gjatë emisonit të tij, ‘Opinion’. Sipas Fevziut deputetja është thirrur në ambientet e Prokurorisë ku është pyetur në lidhje me marrëdhëniet e saj me Habilajt. Fevziu u shpreh se e kishte emrin e deputetes së PS-së, por nuk po e bënte publike për shkak të hetimi. Ndërkohë që pas Fevziut dikush tjetër e nxori emrin e saj. Ajo është deputetja e PS është Elona Gjebrea. Kështu shkruan lapsi.
Në foto: Ish-ministri Tahiri me deputeten Elona Gjebrea
Deputetja është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme.
Pritet që hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zbulojnë më shumë se rreth kësaj dosje, aq më tepër që tashmë në dispozicion është edhe dosja voluminoze me përgjimet e italianëve.
Në foto: Grupi Habilaj
Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ai përmend aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë
Çollaku: Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë.
Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar…kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve.
A mund të jenë edhe këto dy dosje që policia u detyrua ti lajmëroi ish-drejtuesit të iknin pasi kishin dalë urdhër arrestet?
Erë të keqe mban kjo dosje për piramidën policore, por jo vetëm të Policisë së Shtetit. Siç duket koka është më lart…