Lesi: Takim pas 33 vitesh me Christopher R. Hill

Nga Nikoll Lesi-

Sot takova Christopher R. Hill, një nga diplomatët më me ndikim të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, që mbetet figura më emblematike që shënoi një kapitull historik në marrëdhëniet SHBA–Shqipëri.

Në një kafe të një hoteli afër kryeministrisë, po rrija me një koleg gazetar. Dhe kur vjen Hill. I ngarkuar, siç duket nga pesha e viteve dhe atyre që ai di për Shqipërinë e këtyre 34 viteve, u soll rrotull tavolinës tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U ngrita. Duke i dhënë dorën për ta uruar së pari për librin, erdhi edhe Mentor Nazarko, i cili kishte lenë me të një intervistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nazarko me anglishten e tij me të mirë se unë, sqaroi se kush isha. Hill tha se “kuptoj mirë shqip!”.

E falenderova për diçka që më kishte ndodhur në shtator 1992, kur doja të shkoja në SHBA, por akoma nuk kishte ambasadë që jepte viza. Ishte thjesht një zyrë e Misionit Amerikan. Në atëkohë pushteti i PD dhe Presidenti Berisha po na sulmonin, bile për dy javë pushteti urdheroi për mosbotimin e gazetës KOHA JONE. Shtypshkronja na tha se kemi një shkresë nga Ministria e Financave se nuk mund të botonin një gazetë private, sepse nuk kishte ligj!!

Kërkova takim dhe me priti vetë Hill, njeriu më i rëndësishëm amerikan në Shqipëri. I sqarova se pse doja të shkoja në Washington. I shpjegova se kisha një mik në VOA dhe se ai kishte organizuar në takim timin në DAP që të flisja për presionet e pushtetit ndaj gazetës.

Ishim akoma të rinjë dhe nuk kuptonin si funksionin gjërat. Dinim vetëm të shkruanim e thonim të vertetën e fshehur nga pushteti, që e publikonim me kolegët në gazetën Koha Jone.

SHBA e shikonte PD si shpresë, por realisht PD-ja po vepronte si parti komuniste me raprezalje ndaj gazetës së parë të pavarur shqiptare.

Hill më dëgjoi, me pyeti për gazetën dhe pastaj stafi i tij me dha një shkresë për të marrë vizën në Athinë.

E mora vizën. Shkova në SHBA. Takova ato që me adresuan dhe me shoqeruan nga VOA.

Por ndërkohë në Tiranë, kur isha në SHBA, gazetat e PD kishin shkruar se “arratiset drejtori i gazetës KOHA JONE, Nikoll Lesi nga frika e përballjes me Blerim Çelën në gjykatë”. Një mik familjar, Anton Syku, një antikomunist i vendosur që jetonte në New York prej afro 30 vitesh, me priti në shtëpinë e tij. Me tha se “Berisha është një komunist, ndaj merr familjen se vizat ti rregullojë unë e hajde në New York. Nuk bahet ajo Shqipni me ato që kanë ardh në pushtet”!- tha Syku.

Jo, do kthehem në Tiranë që të përballem me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit- i thashë. Blerim Çela kishte bërë padi ndaj meje se kisha shpifur në gazetë ndaj tij.

U ktheva, shkova në gjykatë. Fitova! Nga Misioni Amerikan në Tiranë me thanë se zoti Hill është interesuar personalisht për gjyqin.

Këto pak a shumë ia thashë Christopher R. Hill.

Me saktë shpreha mirënjohjen shqiptare ndaj një njeriu që më kishte ndihmuar.

Ashtu ka mbetur Hill, njeri me zemër të madhe, dashamirës ndaj Shqipërisë, një diplomat që mbeti NJERI.

Se kemi parë shumë ambasadorë e diplomat amerikanë në Tiranë. Shumë prej tyre i kam njohur, takuar. Por si Christopher R. Hill nuk ka asnjë që mund të jetë i dytë/Nikoll Lesi/.

Pak histori për Christopher R. Hill

Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.

KRONIKA

Mars 1991: SHBA dhe Shqipëria rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike pas 45 vitesh ndërprerje.

Pranverë 1991: Christopher Hill mbërriti në Tiranë si pjesë e stafit që hapi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

Ardhja e tij simbolizonte rikthimin e SHBA-së në realitetin politik shqiptar pas periudhës së izolimit total.

Ai konsiderohet një nga arkitektët e para të marrëdhënieve të reja diplomatike midis dy vendeve.

1991–1992: Fillimisht shërbeu si i Ngarkuar me Punë.

Roli i tij ishte i pazëvendësueshëm në:

orientimin perëndimor të Shqipërisë,

mbështetjen për proceset demokratike,

forcimin e lidhjeve politike SHBA–Shqipëri,

hapjen e programeve të para të asistencës amerikane.

Kur Hill mbërriti në Tiranë, Shqipëria po përballej me:

shpërbërjen e sistemit komunist,

protesta popullore,

ikje masive të shqiptarëve drejt Perëndimit,

mungesa totale të institucioneve demokratike,

varfëri ekstreme dhe krizë ekonomike.

Hill ishte një prej zërave të parë ndërkombëtarë që kërkoi qetësi, zgjedhje të lira dhe nisjen e reformave të vërteta politike.

Marrëdhëniet me lidershipin shqiptar (1991–1993)

Hill zhvilloi kontakte intensive me figurat kryesore politike të kohës:

Ramiz Alia,

Sali Berisha,

Aleksandër Meksi,

Gramoz Pashko,

dhe aktorë të tjerë të opozitës dhe qeverisë.

Ai mbajti një rol të balancuar, duke mbështetur proceset demokratike, por pa ndërhyrë direkt në çështje të brendshme.

Gjatë mandatit të tij nisën:

ndihmat humanitare,

programet USAID,

programet e trajnimit për administratën publike,

mbështetja për median e lirë dhe shoqërinë civile.

Hill u pa si një diplomat korrekt, i vendosur dhe realist. Kontributi i tij krijoi bazën e asaj që më vonë u kthye në partneritet strategjik SHBA–Shqipëri.

Shumë aktorë të tranzicionit e kujtojnë atë si “Njeriu që solli aromën e parë të Perëndimit në Tiranën e vitit 1991.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?