Lëvizja e re brenda Partisë Socialiste e Ben Blushit: Shqipërinë mbi Partinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi do të nisë që nesër një tur takimesh nëpër gjithë vendin. Takimet ku veç Blushit do të marrin pjesë deputetë të tjerë të PS dhe ish-drejtues të forumeve të partisë do të kenë në qendër të vëmendjes zhvillimet e fundit në PS.

Kjo lëvizjeje e re brenda partisë tashmë ka dhe një emër: “Shqipërinë mbi partinë”. Takimi i parë mësohet se do të zhvillohet nesër në qytetin e Beratit në orën 18:00. Nga Lëvizja e re brenda PS, janë shpërndarë ftesat me logon “Shqipëria mbi partinë”. Së bashku me Blushin pritet që në takimin me qytetarët do të jenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe figura të tjera politike.

Gjatë takimit, Ben Blushi do të shprehë pikëpamjet e tij mbi situatën e PS dhe referendumin që u zhvillua më 9 prill. Deri tani, deputetja Mimoza Hafizi është një nga mbështetëset e Ben Blushit. Ndërkohë që edhe deputetë të tjerë pritet ti bashkohen kësaj lëvizje. Blushi ka kritikuar mbajtjen e referendumit të 9 Prilli, por edhe mënyrë sesi po qeveris sot Partia Socialiste. Ai ka folur për një qeverisje më të efikase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?