Lexoni nesër në “KOHA JONE”: A është Saimir Tahiri “Bruti” i Edi Ramës?

(Fragment nga shkrimi që botohet nesër)

 

…. ka plot dosje për çdo ministër dhe mundet edhe për shumë deputetë të përzier në trafiqe. Shkon sa herë e kërkon “Cezari”, edhe në mes të natës, i raporton pa mashtrime, korrekt. Saimiri është njeriu më i afërt i tij. Kjo nuk diskutohet. Ka edhe të tjerë afër “Cezarit”, por Samja siç thotë edhe Berisha, mbetet më i besuari. I kërkon “Cezari” frymëmarrjen e Ilir Metës apo kur dremit kreu i parlamentit dhe ministri ia çon, aqsa “Cezari” tashmë muzikën e celularit të tij personal e ka me muzikën e dremitjes së Ilir Metës.

Por Saimir Tahiri shikon se diçka nuk shkon më si më parë, edhe në PS. “Cezari” do mandat të përjetshëm. Nuk do zgjedhje, nuk do “senat” pra votim në Kongres. Dhe Saimiri, të paktën për momentin, po mundohet të thotë diçka publikisht se duhet votim në kongres, paçka se i përzien fjalitë me një togfjalësh pa kuptim  se “ populli e ka votuar “Cezarin” e PS-së.

Saimiri duket paksa jashtë grupimeve të “Cezarit” dhe “Pompeit” në PS-së. As shumë me Edin, por as keq me Blushin. I ka ulur “gladiatorët” e selisë rozë në Pezën e Myslim Pezës për t’i pajtuar, por nuk ia arriti bashkimit të “senatit romak”. Edi Rama e përzuri “Pompein”, pra Blushin. Dhe po mbretëron i vetëm në PS. Ndaj Saimir Tahiri, miku i Ramës, nuk e duron këtë ambicie të shefit të tij që nesër  mund të jetë edhe ndrydhje e lirisë për të. Dhe si për të shfryrë nga dufi brenda vetes shkon në poligonin e qitjes në Tiranë. Merr armën e qitjes, vendos tre tabela dhe qëllon: kokat e Doshit, Kokëdhimës dhe Veliajt……

SHKARKO APP