Libri i Bethell – Enver Hoxha dhe Kim Philby
Në vitet e para të Revolucionit Francez, emgrantët mbështetës të mbretërisë franceze e nxitën Qeverinë Britanike të financonte planin e tyre për një zbarkim amfib në Brittany. (Brittany, është rajoni më Veri-Perëndimor i Francës, është një gadishull kodrinor që shtrihet drejt Oqeanit Atlantik).
Këta emigrantë menduan, se popullisia atje do t’i mirëpresin krahëhapur, dhe do të ngriheshin bashkë me to kundër regjimit të ri tiranik duke kërkuar rivendosjen e monarkisë së vjetër.
Kur ata zbarkuan në 1794, disa nga francezët e vërtetë konservatorë dhe mbështetës të mbretërisë i mirëpritën këta emgrantë, por shumica e popullsisë ishin vërtetë shumë armiqësorë ndaj tyre dhe fushata e tyre përfundoi në katastrofë.
Kjo nuk i pengoi Britanikët të provonin sërish diku tjetër, dhe me të njëjtat rezultate. Pra, përdorimi i emigrantëve për të përmbysur qeveritë armiqësore është një histori e vjetër dhe libri “Tradhëtia e Madhe” i Nicholas Bethell rrëfen një kapitull të kësaj historie.
Amerikanët e kisihn të vështirë ta marrnin seriozisht një vend të varfër, të vogël dhe të largët që dikur kishte patur një mbret të quajtur Ahmet Zogu, shkruan Bethell.
Shqipërinë, thotë ai, “e ngatërronin me regjimet imagjinare që agjentët e “Misionit të Pamundur” përmbysnin çdo javë.
Por përpjekja e agjencive të inteligjencës britanike dhe amerikane për të rrëzuar qeverinë komuniste të Enver Hoxhës ishte një çështje serioze, (dhe në fund rezultoi dhe e tradhëtuar), në të cilën u humbën shumë jetë njerzish.
Në foto: Autori i librit, Bethel
Në vitet e pasluftës së Dytë Botërore, ndërsa Bashkimi Sovjetik forcoi kontrollin e tij në Evropën Lindore dhe kërcënoi me hyrjen në Berlinin Perëndimor, Shqipëria dukej një vend ku mund të bëhej një goditje kundër Stalinit, dhe kjo sipas tyre mund të arrihej me shpenzime relativisht të vogla.
E vendosur mes Jugosllavisë dhe Greqisë përgjatë Adriatikut në thembër të çizmes Italiane, Shqipëria kishte një rëndësi strategjike. Kjo në disproporcion me madhësinë e saj. Ose të paktën ekspertët e inteligjencës të apasionuar pas gjeopolitikës menduan se ky territor kishte shumë rëndësi, nënvizon Bethell.
“Shumë të mërguar shqiptarë ishin të gatshëm të paguheshin nga Britanikët dhe Amerikanët në këmbim të një shansi për të vepruar kundër regjimit të Enver Hoxhës, shkruan ai.
Por si shumë mërgimtarë të tjerë para tyre, shqiptarët u ndanë nga antagonizma të thella personale dhe ideologjike; ata e ekzagjeruan së tepërmi luftën brënda vetes dhe e nënvlerësuan qëndrimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës ndaj popullit shqiptar. Dhe për më tepër në stërvitjet e tyre nuk u përgatitën mjaftueshëm për të bërë jetën e vështirë të guerilasit, thotë Bethell.
Shqiptarët jo vetëm që u stërvitën keq nga Britanikët dhe Amerikanët, akuzon Bethell, por ata madje dhe u tradhtuan. U tradhtuan në një pjesë të vogël nga fjalët e tyre vënd e pa vënd, vesi i përbashkët i lëvizjeve të mërgimit, por u tradhtuan veçanërisht nga Kim Philby, agjenti i dyfishtë më famëkeq i epokës së pasluftës së Dytë Botërore.
Si ndërlidhës Britanik me Zyrën për Koordinimin e Politikave (OPC), zyrë e cila ishte përgjegjëse për palën Amerikane të operacionit shqiptar, Philby i tha palës tjetër, KGB-së Sovjetike, gjithçka që dinte.
Kështu, kur të mërguarit u hodhën me parashutë në fshatrat shqiptare, njerëzit e policisë sekrete të Enver Hoxhës i prisnin atje t’i mblidhnin si kungujt në arë, thotë Bethell.
Tradhtia e Kim Philby-t nuk është një zbulim i Bethell. Por ai e analizon tradhtinë e tij ndaj shqiptarëve në kujtimet e tij dhe mbështetet shumë në rrëfimin e Philby-t.
Në këtë libër ai thotë se, Agjencitë e Qeverisë Amerikane ende vazhdojnë të refuzojnë të pranojnë çdo pjesëmarrje të SHBA-së në përpjekjen për të rrëzuar Enver Hoxhën. (Shënim i imi – Ky libër është botur në vitin 1984).
Leximi i këtij libri të Bethell i shkruar mjaf mirë sjell për lexuesit shumë informacion dhe ngre shumë pikëpyetje.