Liderët në tryezën e paqes, presidenti Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë dhe tregon qëllimin kryesor

Liderët e Europës janë në tryezën e paqes në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se qëllimi është paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për vendin e tij dhe të gjithë Evropën.

Pak para takimit me presidentin Trump, ai shkruan në X se SHBA-ja, Evropa dhe të tjerët duhet të ushtrojnë presion mbi presidentin e Rusisë. Sipas tij askush nuk duhet të presë që Vladimir Putin të heqë dorë vullnetarisht nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim.

“Qëllimi ynë kryesor është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për të gjithë Evropën. Dhe është e rëndësishme që vrulli i të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të braktisë vullnetarisht agresionin dhe përpjekjet e reja për pushtim. Kjo është arsyeja pse presioni duhet të funksionojë, dhe duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga të gjithë në botë që respektojnë të drejtën për jetë dhe rendin ndërkombëtar”, u shpreh Zelensky.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë dhe është pritur nga Trump. Rusia ka përsëritur refuzimin e saj të prerë ndaj çdo skenari që parashikon vendosjen e trupave të vendeve të NATO-s në Ukrainë. “Është e papranueshme dhe do të sillte një përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit, me pasoja të paparashikueshme”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump holds multilateral meeting with Zelenskyy, EU leaders

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?