Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’ka pushim jo, në çdo rrugë e lagje dhe deri në fund
Procesi i lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vijon me ritme të larta në të gjithë vendin, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri qeveritar “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje të reja nga aksionet që po ndërmerren në disa qytete për shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
“S’ka pushim jo, në çdo rrugë e lagje dhe deri në fund”, – shkroi Rama, duke nënvizuar vendosmërinë e qeverisë për të vijuar aksionin pa ndërprerje.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që prej muajit korrik dhe është shtrirë në nivel kombëtar. Në fokus të ndërhyrjeve janë bizneset dhe lokalet që kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike me rrethime metalike, struktura xhami, karrige apo tavolina, duke penguar kalimin e qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

