Lista e De Biasit: 23 lojtarë drejt “Francë 2016”, mungon Salihi e Manaj

Trajneri i Kombëtares De Biasi ndodhet në një konferencë për të publikuar lojtarët të cilët do të luajnë në Francë 2016. Në Austri do të grumbullohen 27 lojtarë ndërkohë që 23 lojtarë do të nisen për në Francë . Mungon Salihi dhe Manaj ndërsa është grumbulluar Milot Rashica.

Në konferencë për shtyp De Biasi u kërkoi gazetarëve të mos bëjnë asnjë pyetje në lidhje me përzgjedhjen e lojtarëve

De Biasi lexoi dhe mesazhin që i ka dërguar lojtarëve:  Mirdita djema pas 10 ditësh nis përgatitja për ndeshjen e parë ndaj Zvicrës. Për të gjithë do të jetë rast unik dhe e papërsëritshme për jetën tuaj për të nderuar këtë bluzë dhe vlerat tona. Do të mblidhemi në Austri 27 lojtarë por vetëm 23 do nisen në Francë. Kriteri është gjëndja fizike dhe disponibilitet mendor për të bërë një skuadër do të doja që zgjedhjet të bëhen pa polemika”.

Ajo që De Biasi e ka të sigurtë është  “deri në fund të 2017 jam trajner i kombëtares”.

 

Objektivi është finalja

De Biasi: “Euro 2016 është rast unik dhe i papërsëritshëm për ne. Si per lojtarët ashtu edhe për të gjithë tifozët. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona duke dhënë maksimumin, dhe duke bërë lojën tonë ashtu si kemi bërë gjatë gjithë kualfikueseve të Europianit.  Nuk është e thënë qe lojtarët e grumbulluar të jenë më të mirët, rëndësi ka që ata të përshtaten në fushën e lojës, pra zgjidhen ata që bashkëpunojnë më mirë me njëri tjetrin në fushën e lojës. Duhet të gjithë të jenë në mbështetje të ekipit. Luajnë apo nuk luajë duhet të jenë në krah të skuadrës, jo të qëndrojnë pasiv nëse nuk janë në fushë. Nuk shkojmë në Francë për turizëm. Objektivi është finalja, shpersojmë të mos ju zhgënjejmë me gjysëmfinalen”

 

Portier:

-Etrit Berisha

-Alban Hoxha

-Orges Shehi

Mbrojtës:

-Arlind Ajeti

-Naser Aliji

-Berat Gjimshiti

-Mergim Mavraj

-Amir Rrahmani

-Lorik Cana

-Elseid Hysaj

-Ansi Agolli

-Frederic Veseli

Mesfushor:

-Ledian Memushaj

-Ergys Kace

-Andi Lila

-Migjen Basha

-Odise Roshi

-Burim Kukeli

-Ermir Lenjani

-Herolind Shala

-Taulant Xhaka

-Amir Abrashi

Sulmues:

-Bekim Balaj

-Sokol Cikalleshi

-Armando Sadiku

-Milot Rashica

-Shkelzen Gashi

SHKARKO APP