LIVE/ PD protestë Kombëtare në shesh: Sot është vetëm fillimi, Rama të largohet

Protesta Kombëtare e PD dhe e mbështetur nga opozita në sheshin para Kryeministrisë, ka nisur me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi i cili tha se protesta nuk është një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ai shtoi edhe se mbledhja e demokratëve në protestë, është përgjigja ndaj këtij regjimi. Nuk munguan as akuzat e rënda ndaj qeverisë Rama për lidhje me krimin e organizuar, si dhe e cilësoi ekzekutivin shqiptar si tejet të korruptuar.

”Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani. Zia ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur, por për të zhdukur provat e krimit dhe për të gjetur prova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar që të gjithë.

Kreu i organizatës, Edi Rama, nuk di më as kë të mbrojë, e as kë të lëshojë. Miliarda euro të grabitura, sot nuk i bëjnë me derman. Kjo bandë siguroi për 13 vite me radhë vota, aleanca, mbështetje dhe lobim ndërkombëtar. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën dhe dhunën ndaj qytetarëve, por edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për të likuiduar opozitën. Nga kjo bandë ikën nga sytë këmbët, plotë 1.1 milionë shqiptarë”, tha mes të tjerash Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestën e ndiqni LIVE duke klikuar në videon e mëposhtme!

Swiss Digital Mobile Reklama
Fillon protesta e OPOZITËS, Berisha: Protesta do të ndalet vetëm me rrëzimin e Ramës

Ervin Salianji dhe mbështetësit e tij i janë bashkuar protestës së organizuar nga opozita kundër skandaleve të qeverisë së Edi Ramës. Salianji për të cilin Berisha thotë se është vetëpërjashtuar nga PD-ja, shoqërohej nga ‘besnikët’ e tij, të cilët i quajti edhe ”mbështetës të PD-së”.

Lexoni edhe:

Protesta Kombëtare e PD, Flamur Noka: Sot fillojmë, por nuk dimë se kur mbarojmë

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë, Berisha mbërrin në selinë blu

PD në protestë, ”Shqipëria Bëhet” zhvendoset tek Bunkeri

”I pangopuri i fundit të Europës”, pankarta me mesazh para Kryeministrisë

Protesta e PD, qindra forca policore zbarkojnë pranë Kryeministrisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?