Presidenti Ilir Meta: Nuk kam marrë ende një vendim për Sandër Lleshin

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e SYRI.net në emisionin ‘FAKT’ përballë gazetarit Çim Peka.

I pyetur në lidhje me vendimin e presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të ri të Brendshëm, Presidenti është shprehur se do të marrë kohën e duhur.

‘Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.

Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Ua kam thënë qartë se kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështj dhe unë i marr vendimet e mia pa u ndikuar nga askush. Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.

Nëse do të kishte firmë, unë atë nuk do ta lija për ta shpallur në studion tua, do ta kisha bërë atë publike’, tha presidenti Ilir Meta në studion e ‘FAKT’.

Me tej i pyetur rreth faktit që ministri brendshëm duhet të jetë teknik apo politik ai tha: ‘Padashur të hyj në diskutim dhe debate me ju, mund tu them se çdo president ka për detyrë që me veprimet e tij apo mosveprimet e tij të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri.

Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Unë nuk paragjykoj askënd, unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm.

Kjo nuk ka asnjë arsye që të ndikojë, por ajo që dua të theksoj është se pavarësisht nga background i secilit kandidat është tepër e rëndësishme të kuptojmë se lufta kundër drogës dhe krimit nuk është luftë teknike, por politike. Po të ishte teknike Habilajt do ti kishte arrestuar Zagani dhe nuk do ta kishin shkarkuar ata Zaganin, që ishte një kuadër i policisë dhe ta detyronin të shkonte në azil në Zvicër. Pra kjo kërkon një vullnet të fortë politik sepse është përgjegjësi e parlamentit, kryeministrit, presidentit për të çrrënjosur krimin e organizuar.

Ministri që dha dorëheqjen mendoj se tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim pavarësisht vështirësive dhe rrethanave të komplikuara, pra kjo është në betejë e të gjithëve dhe përgjegjësitë e ministrit janë shumë të rëndësishme.

Sander Lleshin e njoh vetëm si emër, si funksionar që ka qenë si funksionar i lartë në ushtri apo si këshilltar i kryeministrit. Askush nuk mund të ndikojë tek Ilir Meta me interpretime.-u shpreh presidenti Ilir Meta

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/323840705063378/

SHKARKO APP