Rama: Agjentë të SHBA në Shqipëri për krimin. Nis operacioni sekret
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e ”Komunikimit Javor” në facebook, foli për luftën ndaj kanabisit, duke thënë se viti 2017 do ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit.
Kryeministri bëri të ditur se shumë shpet do të nis një aksion sekret që do godasë paligjshmërinë dhe të paprekshmit. Detajet e këtij operacioni do të njihen vetëm nga një grup i specializuar i policisë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ai tha se pjesë e operacioneve do të jenë agjentë të FBI, Gjermanisë dhe Italisë.
“Ka qenë një luftë e vështirë në një fushë ku policia është përplasur me paligjshmërinë dhe me krimin. Vetëm dy vitet e fundit kemi sekuestruar 80 mln euro para të krimit. Por nuk kanë munguar në këtë luftë edhe kundërgoditjet e krimit. Mirënjohje e falenderime për punonjësit dhe drejtorët e policisë. 2017 do ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit”, tha Rama.
Duke folur për akuzat e opozitës për kriminalizimin e policisë, Rama ka thënë se ka qenë një luftë e vështirë dhe komplekse ku policia është përplasur me krimin duke finalizuar shumë goditje.
‘‘Vetëm dy vitet e fundit kemi sekuestruar 80 mln euro të krimit, por nuk kanë munguar edhe kundër goditjet e krimit, që ia ka dalë të finalizojë jo pak operacioni të paligjshme duke korruptuar punonjës dhe drejtues policie”.
Rama e ka cilësuar këtë task- forcë si “Forca e Ligjit”, një strukturë sekrete sipas tij, e cila do të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe do të godasë këdo.
“Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare.Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri.”-tha Rama.
Deklarata e Kryeministrit:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155284469266523/