Liverpul/ Makina merr përpara tifozat që festonin, shumë të plagosur

Në Liverpul një person duke ngarë me shpejtësi makinën e tij ka mësyrë mes turmës së tifozëve që festonin fitoren e skuadrës së tyre. Shumë vetë janë plagosur. Policia, sipas të dhënave të veta, e ka arrestuar personin.

Në Liverpul shumë njerëz u përplasën nga makina dhe u plagosën. Shoferi I automjetit ndërkohë është ndaluar, njoftoi policia në platformën X. I arrestuari është një 53 vjeçar britanik, vë në dukje policia. Personi vjen nga kjo zonë. Hetimet po vazhdojnë. Ende nuk është zbardhur sfondi i ngjarjes. Kjo ndodhi gjatë kohës që tifozeria festonte fitoren e klubit të futbollit FC Liverpul. Në rrjetet sociale u shpërndanë imazhe, që tregojnë ngjarjen. Automjeti me ngjyrë të errët depërtoi mes turmës së njerëzve duke përplasur shumë vetë.

Forca të shumta të shërbimit të urgjencës erdhën në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës North West komunikoi: “Po verifikojmë gjendjen dhe po punojmë bashkarisht me ekipet e tjera të emergjencës. Prioriteti ynë është, që njerëzit të marrin sam ë parë ndihmën mjekësore, për të cilën kanë nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automjetet dhe punonjësit e emergjencës duke ndihmuar të plagosurt në Liverpul, ku makina depërtoi me shpejtësi në masën e njerëzveAutomjetet dhe punonjësit e emergjencës duke ndihmuar të plagosurt në Liverpul, ku makina depërtoi me shpejtësi në masën e njerëzve

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi i futbollit po udhëtonte në qytet me një autobus të hapur i brohoritur nga tifozët në një itinerar dhjetë maile mespërmes qytetit pas fitores së titullit kampion. Në këtë festë të fitores pritej të merrnin pjesë gati një milionë vetë. Në orën 18:00 sipas orës lokale policia mori njoftime për një aksident. Fillimisht bëhej fjalë prej këmbësorëve për një aksident. Telvizioni Sky News citoi një dëshmitare okulare, që bënte fjalë për njerëz që bërtisnin. Një makinë kishte depërtuar mes turmës së njerëzve.

Kryeministri Starmer reagoi i shokuar

Kryeministri britanik Keir Starmer shkruajti në platformën X, se ngjarjet në Liverpul janë tronditëse. “Jam me mendje pranë të gjithë të plagosurve dhe të prekurve. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj kësaj ngjarjeje shokuese”, tha Starmer. Ministrja e Brendshme Yvette Cooper shkruajti “skena vërtetë shokuese dhe të tmerrshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?