Lleshi: Provokim i rrezikshëm në Bularat, 52 grekë shpallen “non grata”

Zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi në delklarën e parë për mediat pas marrjes së detyrës ka njoftuar sot se shteti shqiptar ka shpallur non grata 52 persona që hodhën parrulla nacionaliste dhe bllokuan rrugët dje në Bularat.

Zv.ministri u shpreh se ngjarjet e ndjeshme thyen jo vetëm ligjet, por edhe traditën shqiptare të mortit. “Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”,- deklaroi Sandër Lleshi.

Deklaratë e Zv.Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj:

“Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar;

në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri  dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/304383477049864/

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”.

Ndërkohë, po sot Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se ka referuar në prokurori 11 persona të cilët u shoqëruan në komisariat pasditën e së enjtes pasi gjatë ceremonisë mortore të Kacifas në Bularat bënë thirrje raciste dhe bllokuan rrugën nacionale,

Shtetasi e mëposhtëm do të ndiqen në gjëndje të lirë:

– Th.P., banues në Patra;

– Th.A., banues në Athinë;

– K.G., banues në Athinë;

– A.P., banues në Igumenicë;

– Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;

– D.K., banues në Igumenicë;

– P.P., banues në Igumenicë;

– M.D., banues në Igumenicë;

– Ch.K., banues në Athinë;

– Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;

– A.P., banues në Prevezë.

“Këta shtetas gjatë ceremonisë mortore të shtetasit K.K., në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare, e kënduar në kor nga pjesëmarrësit në gjuhën greke, si dhe thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë.

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar”,- njoftoi Policia e Shtetit.

Lexoni edhe:

SHKARKO APP