Lobimi në SHBA, zgjaten hetimet për Bashën. Për Ramën nuk u hetua kurrë
Prokuroria ka vendosur sot zgjatjen e hetimeve me tre për kreun e PD Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristanin dhe financierin e PD, Ilir Dervishin. Tre zyrtarët e PD janë nën hetim për “pastrim parash” dhe “falsifikim formularësh” për atë që PS-ja dhe Edi Rama e quajnë “lobimi rus” për zgjedhjet e 2017.
Pak javë më parë Basha dhe dy zyrtarët demokratë u thirrën si të pandehur për të dëshmuar në Prokurori.
Çështja ndaj Bashës ka më shumë se një vit që përdoret politikisht nga Prokuroria dhe Qeveria. Ndërkohë dy javë më parë, në SHBA u dënuan një person, greko-amerikani William Argeros, i cili që deklaroi në gjyq se kishte paguar 80 mijë euro për një foto të Edi Ramës me Barak Obamën. Për të njëjtën çështje të financimi të fotos u dënua dy vite më parë dhe shqiptaro-amerikani, Bilal Shehu. Si shehu ashtu dhe shtetasi amerikan kanë pranuar se shkeljen e ligjeve amerikane për financimet e huaja e kanë bërë për llogari të kryeministrit Edi Rama.
Paratë nuk dihet si kanë hyrë në SHBA, por është e sigurt se janë përdorur për interes të Edi Ramës. Edhe pse ka disa vendime gjykatash për bashkëpunëtorët e Edi Ramës në SHBA, në Tiranë prokuroria as ka hapur ndonjëherë çështje hetimi.
Hetimi ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të tjerë të PD nisi vetëm në bazë të disa shkrimeve në një media në Amerikë. Gjithashtu, në SHBA nuk ka asnjë hetim lidhur me financimin e Partisë Demokratike dhe asnjë proces penal të hapur.
Ndërkohë rasti i Edi Ramës është i pari kur për paratë e sponsorizura për një politikan shqiptarë ka dy procese gjyqësore me dy të dënuar dhe me prova të qarta. Ironikisht prokuroria shqiptare as i ka marrë në konsideratë vendimet e gjykatave amerikane. Ndërkohë Lulzim Basha thirret në prokurori sa herë që ka qeverisë i intereson të bëjë presione ndaj opozitës.