Loja dinake e Ben Blushit me ministrat Tahiri, Ahmetaj dhe zv/kryeministrin

Shumica e opinionit publik jane habitur se si ka mundesi qe Blushin e kane kundershtuar vetem ministrat dhe jo deputete me pervoje ne PS. Madje hamendjet e njerezve jane shtuar pasi dihet se disa nga Ministrat qe e kane kundershtuar jane dhe miq te njohur te tij si Saimir Tahiri, Niko Peleshi apo Arben Ahmetaj. Natyrisht qe kuptohet se Edi Rama u ka kerkuar ketyre taksen e punes apo haraçin qe ne cdo rast eshte me e larte se taksa e miqesise. Duke sulmuar Blushin te gjithe ministrat kane garantuar punet dhe karriget e tyre ne keto kohe te turbullta. Dihet se perpara disa ditesh Ilir Meta i ka kerkuar Rames ndryshime te forta ne Qeveri ku perfshiheshin sidomos Ministri Tahiri, Ahmetaj, Beqja dhe Bushati. Nga burime brenda koalicionit mesohet se darka e famshme e Irfanit ka patur kete qellim dhe Rama kishte rene dakort per ndryshimet. Por pas daljes ne skene te Blushit gjithshka duket e ngrire. Rama i ka thene Metes se ne kushtet kur Blushi sulmon qeverine per paaftesi, per rritje te varferise dhe devijim te programit elektoral ai e ka te pamundur te beje ndryshime pasi kjo do te merrej si dobesi dhe pranim te kritikave te Blushit. Nga ana tjeter Rama ka nevoje per aleate ne Kongres dhe nuk do te humbe mbeshtetjen e ministrave ne kete moment delikat para votimit ne parti. Por duke lexuar me kujdes ate qe po ndodh ka edhe nje hipoteze te re te asaj qe po ndodh. Ndoshta duke e ditur qe Rama do hiqte disa nga miqte e tij ne qeveri Blushi ka sulmuar pikerisht per te bllokuar ndryshimet. Edhe kjo mund te jete taktike brilante Blushit dhe miqve te tij ministra. Ai e dinte se duke i sulmuar do ti gozhdonte ne karriget qveritare te pakten deri pas Kongresit. Kjo hipoteze perforcohet edhe nga disa informacione sipas te cilave Blushi eshte pare me te pakten dy prej ministrave qe e kane sulmuar ne tre kater ditet e fundit. Madje thuhet se i pyetur per kete skenar Blushi eshte shprehur privatisht se me mire te rrine ne Qeveri duke me share mua se te ikin per t’u zevendesuar nga te tjere qe jane servile. Ne kete menyre Blushi arrin dy qellime: e para siguron miqte e vet ne kabinet duke iu rritur dyshimet per Ramen qe donte ti hiqte dhe e dyta ne publik godet qeverine duke vene Ramen ne kushte te dobeta sepse nuk ndryshon dot ata qe nuk i do. Dhe e treta shton kontradikat mes Rames dhe Metes pasi ky i fundit edhe sot i ka kerkuar Rames te vazhdoje me ndryshimet sic kishin rene dakort.  Ilir Meta ka perçuar mendimet e e bazes se majte e cila kerkon ndryshime drastike ne qeveri. Nese kjo loje eshte e vertete tre musketjeret e te majtes kane dale me kete rezultat deri tani: Rama po humb, Blushi eshte barazim dhe Meta po fiton!

SHKARKO APP