Loja elektorale/Meini, shteti i dytë që heq ish-Presidentit Trump nga fleta e votimit. Dhe ankoheni për Edi Ramën!
Ja se çfarë ndodhë në shtetin më të fuqishëm dhe me demokratik të botës, në SHBA!
Për lojë elektorale, bile shumë e padrejtë, pala në pushtet lufton që të mos ketë ish-presidentin amerikan Donald Trump në fletën e votimit.
Ndërkohë që kjo valë antiTrump vazhdon, në Tiranë bërtasin kundër Edi Ramës se nuk po jep emrin dhe siglen PD zotit Berisha. Edhe në SHBA gjykatat janë të pavarura, edhe këtu po shkohet drejt një pavarësie të pranueshme për nivelin e demokracisë ku ndodhet Shqipëria.
Natyrisht që Edi Rama nuk pranon se ndikon në gjykata, ndonëse pak e vështirë të besohet. Sidoqoftë shembulli amerikan ndaj Trump zbeh lojën e Tiranës.
KRONIKA
Të enjten Sekretarja e Shtetit të Meinit Shenna Bellows, një demokrate, vendosi të heqë ish-Presidentin Donald Trump nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake presidenciale, në këtë shtet, bazuar në pikën tre të nenin 14 të Kushtetutës, që trajton rastet se kur një zyrtar nuk kualifikohet për të garuar për një post zyrtar. Me këtë vendim ajo bëhet zyrtarja e parë kryesore që administron ceshtje zgjedhore, e cila ndërmerr nje veprim të njëanshëm, e me pasoja të mundshme në garën e përgjithshme presidenciale.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të shtetit dhe zonja Bellows e pezulloi atë deri në një vendim të gjykatës mbi këtë çështje.
Zonja Bellows tha se zoti Trump nuk mund të kandidonte sërish për president, për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmendur pikën tre të amendamentit 14, që ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj.
Zyrtarët e fushatës së zotit Trump thanë se do të depozitojnë së shpejti një ankim ndaj këtij vendimi që e quajtën “mizor”.
Vendimi i zonjës Bellows do të zbatohet vetëm për zgjedhjet paraprake të marsit në Mein, por mund të ndikojë në statusin e zotit Trump për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Vendimi ka të ngjarë të rrisë trysninë mbi Gjykatën e Lartë të vendit për t’i dhënë një përgjigje pikëpyetjeve të ngritura nëse zoti Trump kualifikohet për të garuar në mbarë vendin, bazuar në pikën tre të Amendamentit të 14 të Kushtetutës.
Tre nga 9 anëtarët e Gjykatës së Lartë, shumica e të cilëve me pikëpamje konservatore jane emëruar nga zoti Trump.
Pak kohë me parë, më 19 dhjetor, Gjykata e Lartë e Kolorados e skualifikoi zotin Trump nga zgjedhjet paraprake të shtetit, duke e bërë atë kandidatin e parë në historinë e vendit që konsiderohet i papërshtatshëm për të garuar për president për shkak të asaj që gjykata e cilësoi si përfshirje e tij në kryengritje.
Vendimi 4 me 3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk do të hyj në fuqi deri më 4 janar, një ditë para printimit të fletëve të votimit për zgjedhjet paraprake në këtë shtetet, ose derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim.
Zoti Trump ka thënë se do ta apelojë vendimin e Kolorados në Gjykatën e Lartë dhe e ka kritikuar atë duke e konsideruar vendimin si “jodemokratik”. Të mërkurën Partia Republikane e Kolorados paraqiti ankesën e saj në Gjykatën e Lartë.
Një kandidati për president i duhet të fitojnë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar garën për president.