Lojtarët e ekipit kombëtar të mos agjerojnë. Duhet edhe fuqi fizike në lojë
Sot ka filluar muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani. Dihet se disa nga futbollistët e kombëtares agjërojnë dhe janë besimtarë të rregullt. Natyrisht që duhen respektuar në besimin e tyre, por këtë herë janë në kampionat europian. Duhet sakrificë ndaj ka nevojë të jenë në fushën e lojës edhe të fortë fizikisht. Por pa ngrënë si mund të përballohen lojtarët zviceranë apo ata francezë?!
Nga disa njohës futbolli, kjo u konsiderua si një vështirësi shtesë në këtë kampionat, sidomos duke marrë shembull se ndeshja me Zvicrën është në kulm të agjërimit, në orën 15:00. Mirëpo, i dërguari i Top Channel në Lannion, Endi Tufa, konfirmoi se asnjë prej lojtarëve nuk po agjëron, të paktën në ditën e parë, edhe pse duket se ka një marrëveshje që asnjë lojtarë të mos agjërojë për asnjë ditë.
“Stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka filluar agjërimin në ditën e hënë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej. Disa mezi kanë fuqi te vrapojne kur janë të ngopur . Nqs dikush do te agjeroje te perjashtohet nga ekipi, te gjobitet dhe te mos thirret më. Nga komunikimet që kam patur nuk do të ketë agjërues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njoftoi nga Lannioni, Endi Tufa.
Gjatë grumbullimit, mbrojtësi Mërgim Mavraj, nuk pranoi që të mbarte fanellë që reklamonin alkool, ndërsa pas këtij episodi filloi edhe diskutimi mbi agjërimin, por tani konfirmohet se as Mavraj nuk është duke agjëruar.
Fakti që kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që shkojmë në një kampionat europian ndaj duhet jo vetëm teknikë, por edhe fuqi fizike në fushë. Nuk mundet të përballohen 90 minuta në derbi europian, kur barkun e ke bosh ! Të ishte për një ose dy lojtarë edhe e pranohet, porse janë shumë në ekip që agjerojnë. Prandaj duhet vendim i prerë i tyre; Do luajnë për Shqipërinë !
Kujtoni shprehjen e famshme rilindase ( jo rilindja e Ramës): Mos shikoni Kisha e Xhamija! Feja e shqiptarit është shqiptaria!”.
Duhet për hir të Kombëtares këtë kampionat europian ta lenë agjerimin. Ata luajnë në emër të gjithëve shqiptarëve, ndaj duhet ta ndërmarrin edhe këtë sakrificë. E kemi fjalën për agjeruesit e përvitshëm.