Lorenc Vangjeli nxjerr variantin e tij përse Presidenti nuk dekreton ministër, gjeneral Lleshin

Emisioni Java në RTSH vihet në zotërim të një dokumenti që mund të jetë arsyeja e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e brendshëm, edhe pse kryeministri e ka quajtur qesharake këtë arsye.

Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e së premtes se:

Një vendim gjyqësor i gjykatës administrative të apelit, të datës 7 dhjetor 2017, urdhëron shfuqizimin e dekretit të majit 2013 të ish-presidentit Nishani dhe të urdhrit po të majit 2013 të ish-ministrit të mbrojtjes Imami që kanë liruar dhe nxjerrë në rezervë ish-zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneralin e brigadës Sandër Lleshi.

Gjykata ka vendosur rikthimin e tij në forcat e armatosura në detyrën e vjetër ose në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që ai mban.

Zoti Lleshi ka marrë pagat, siç konfirmon vetë kryeministri. Ai nuk ka kërkuar të rikthehet në ushtri, por ka zgjedhur të jetë këshilltar i zotit Rama e jo siç është vendimi i gjykatës së formës së prerë.

Me vendim gjykate, pra, Lleshaj duhet të veshë uniformën e gjeneralit dhe kjo është me të gjitha gjasat arsyeja formale se pse Presidenti Meta e ka konsideruar të papajtueshëm atë me detyrën e ministrit të brendshëm.

Një ushtarak aktiv nuk mund të jetë as ministër i mbrojtjes dhe as ministër i brendshëm, shton Lorenc Vangjeli në TVSH.

Por ky është një variant, sipas Lorenc Vangjelit!

SHKARKO APP