LSI, ambasadorëve: Task Force, si gestapo politike. Policia, sjellje kriminale

Placeholder Image

Kreu i deputetëve të LSI-së, Luan Rama në një konferencë për mediat bëri të ditur se drejtues të LSI-së kanë informuar këto ditë gjithë trupin diplomatik në Shqipëri për situatën elektorale në Shqipëri.

Luan Rama tha se ka pasur takime me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE ku u është shprehur shqetësimi për përdorimin e task-forcës për kontrollin e administratës gjatë gjedhjeve. Luan Rama tha se diplomatëve u është shprehur shqetësimin për sjelljen e kësaj task-force si një Gestapo politike për zgjedhje kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sot një përfaqësi e LSI me kryetarin Petrit Vasili , unë si nënkryetar i LSI dhe zonja Klajda Gjosha si anëtare e Kryesisë, Ralf Gjoni dhe Ilirjan Muho kemi zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë, të SHBA, BE-së, të OSBE-së. Objekti i këtij takimi ishte informimi i ambasadorëve me situatën politike në vend, me zhvillimet elektorale duke u ndalur në tre episode më pikante: Duke u shpjeguar vendimin arbitrat të kundërligjshëm të Task-Force që në përpjekje për të trembur votuesit ka nisur një fushatë spastrimesh politike nga administrata publike, që e dokumentuam me dhjetëra raste, ç’ka është në fakt një parathënie për të kontaminuar të gjitha parimet kushtetuese të zbatimit të ligjit në funksion të zbatimit të ligjit që e ka shndërruar këtë institucion në një Gestapo politike që përndjek në mënyrë abuzime dhe në kundërshtim me ligjin të gjithë punonjësit e administratës në të gjitha nivelet”,- u shpreh Luan Rama.

Pika e dytë për të cilën LSI ka informuar ambasadorët është qëndrimi i policisë. Luan Rama tha se ka pasur raste kur policia dhe segmente të veçanta të saj kanë pasur sjellje kriminale duke synuar goditjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së.  Luan Rama deklaroi se policia ka demonstruar sjellje skandaloze dhe shkelje flagrante të ligjit në Berat, Lezhë dhe në Tiranë.

Pika e tretë për të cilën LSI ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve është zbatimi i ligjit nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e grupeve të numërimit.

VIDEO E KONFERENCËS SË LUAN RAMËS:

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1600595569953695/

SHKARKO APP