LSI i përgjigjet Lu për Prokurorin: Komisioni i Venecias kërkon konsensus
”Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”.
Pas këtij qëndrimi ka ardhur edhe reagimi nga LSI-së. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se Komisioni i Venecias, është shprehur se çështja e kryeprokurorit zgjidhet përmes konsensusit dhe se përjashton emërimet tërësisht politike.
”Kush “harron” qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues, shkatërron përfundimisht reformën në drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet”,-shkruan Vasili.
Më tej Vasili citon edhe qëndrimin e Komisionit të Venecias, që sipas tij është shprehur se asnjë mision i huaj, nuk mund të dalë mbi këtë Komision.
”Komisioni i Venecias ka folur qartë, asnjë komision ligjesh i kapur apo më keq akoma ndonjë mision i huaj nuk mund të dalë mbi Komisionin e Venecias që është institucioni me autoritar në nivel botëror dhe të cilin e kanë falenderuar të gjithë për reformën në drejtësi në Shqipëri; e kanë falenderuar edhe në shqip edhe në anglisht”,-shprehet Vasili.
Statusi i plotë i kreut të grupit parlamentar të LSI:
Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.
Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.
Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.
Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.
Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.
Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.
Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm: Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.
Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.