LSI kritikon Qeverinë, Luan Rama: Tregoni seriozitet me këshillat e FMN
Lëvizja Socialiste për Integrim, në një deklaratë publike kërkoi nga qeveria të tregojë më shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për ekonominë e vendit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha sot se raporti i FMN tregon se ka probleme me transparecnën e fondeve publike dhe dhënien me koncesion shërbimeve.
“Duke shpresuar që qeveria do të reagojë në veprimin e saj të politikave qeverisjes, unë në emër të LSI, theksoj rëndësinë e veçantë dhe rolin specifik që ka bashkëpunimi me FMN si institucioni më i rëndësishëm që në vite ka ndihmuar mbikëqyr të gjitha hapat dhe politikat e qeverive shqiptare”,- tha Luan Rama.
Ai u shpreh se në rastet e kaluara, kur rekomandimet e FMN nuk janë marrë seriozisht nga qeveritë kanë sjellë probleme ekonomike dhe sociale, si ato të vitin 1997.
“Raporti i FMN kërkon seriozitet dhe maturi në reflektim, sepse sa herë kemi neglizhuar qëndrimin e FMN jemi ballafaquar me fenomene krizash dhe situata të pakëndshme”,- tha Luan Rama.